Gjatë ceremonisë së përurimit të ambienteve tona më 10 tetor, patëm kënaqësinë të organizojmë ekspozitën “Muzgje arbërore” të piktorit të njohur shqiptar, Anastas Kostandin. Kjo ekspozitë ishte e para në listën e aktiviteteve të planifikuara nga Fondacionet Ivanaj, të cilat do të pasojnë përurimin e ambienteve që u zhvillua në tetor 2017.

Ekspozita, e kuruar nga Z. Ylli Drishti, përmbante një sërë veprash të reja të Anastas Kostandin, që ekspozoheshin për herw të pare në ambientet tona nga ky piktor i njohur nga Pogradeci. Puna e tij kryesisht paraqet bukurinë e liqenit të Ohrit dhe rrethinat e tij, por edhe vizualizimin e figurave historike si heroi kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Ekspozita, e cila u vizitua nga më shumë se 150 vizitorë, ndenji e hapur për një javë dhe u vlerësua nga kritika. Një artikull të përgatitur nga gazeta Ora, mund ta lexoni këtu.