Struktura e Fondacionit në New York


Oficerët Ekzekutiv:

Drita Ivanaj – Presidente dhe Arkëtare
John N. Lenzi     – Vice President
Ellen K. Jordan  – Sekretare e Bordit


Vullnetarët:

Fondacioni M. & M. Ivanaj Institute mbështetet mbi aftësitë, vullneti i mirë dhe përpjekjet e një numri vullnetarësh si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Fondacioni inkurajon për më shumë vullnetarizëm në vend dhe gjithmonë është në kërkim të njerëzve të interesuar të cilët duan të ndajnë kohën dhe idetë e tyre në mënyrë që të realizojë objektivat e tij.


Anëtarët e Bordit:

Drita A. Ivanaj, C.C.P.

Drita A. Ivanaj, e diplomuar në Shkenca dhe Ekonomi, është Eksperte e Çertifikuar në Shkencat Kompjuterike, e cila ushtroi dy profesione me kohë të plotë: në menaxhimin e biznesit dhe administrimin e kontratave të mëdha për korporatën ndërkombëtare të FIAT dhe në sistemet e informacionit dhe operacionet e mëdha në fushën kompjuterike në Universitetin e Kolumbias, në New York. Znj. Ivanaj është themeluese dhe Presidente e Fondacionit Martin dhe Mirash Ivanaj në New York dhe Fondacinit Institut M&M Ivanaj në Tirane (Shqipëri), i cili inkurajon edukimin dhe kulturën shqiptare. Ajo ka qenë një anëtare aktive e shumë organizatave profesionale; ka shërbyer si një Anëtare Këshilluese dhe Adminstruese e besuar e Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) në Washington D.C. dhe si Anëtare e Bordit te Organizatës së Grave Shqiptaro – Amerikane (OGSHA) në New York City.

John Noel Lenzi, Ph.D, A.B.D.

John Lenzi është një ekspert i arsimit të lartë, i cili shërbeu në një numër postesh ekzekutive në Universitetin e Kolumbias për më shumë se 20 vjet dhe sot është Kryesekretar i Universitetit të Massachusetts Amherst. Studimet e tij akademike përfshijnë zhvillimin njerëzor, psikologjinë dhe psiko-analizen me një interes të veçantë në media dhe teknologji si e përfaqësuar në kulturën popullore. Ai gjithashtu ishte ndihmës në fakultet në departamentin e Edukimit të Veçantë në vlerësimin e mësimdhënies psiko-edukative në Hunter College. Ai ka një dëshmi nga Universiteti i Kolumbias për degën Biznes mbi Impaktin e Madh të Lidership-it. Ai është Zëvëndës President i Fondacionit Martin dhe Mirash Ivanaj.

Ellen K. Jordan, C.C.P.

Ellen K. Jordan është Eksperte e Çertifikuar në Shkencat Kompjuterike dhe zotëron një diplomë në Shkencat Sociale nga Universiteti Fordham. Ajo ka punuar në fushën e kapaciteteve administrative dhe menaxheriale me arkitektë, projektues, prodhues, mjekë dhe personalitete të sporteve. Si Asistente Drejtuese dhe Asistente Regjisore në Home Box Office (HBO) ajo punoi për disa shfaqje teatrore dhe si menaxhere e faciliteteve në Bankën Chase Manhatan ku ajo u mor me disa evenimente të mëdha dhe të veçanta. Ajo asistoi për shumë vite Komitetin e Programeve Olimpike ne shfaqjen e “Superskates” ne Madison Square Garden, është një artiste e kompletuar, një fotografe e talentuar dhe një anëtare aktive e disa organizatave profesionale. Ajo është Sekretare e Bordit për Fondacionin Martin dhe Mirash Ivanaj.


to Top