Rreth Nesh

Fondacioni Martin dhe Mirash Ivanaj i New York-ut dhe Fondacioni M. & M. Ivanaj Institute i Tiranës, janë simotra që kanë një qëllim të përbashkët. Të dyja janë të regjistruara si organizata jofitimprurëse ne shtetet ku ndodhen dhe sëbashku kombinojnë punën dhe përpjekjet për të arritur në mënyrë sa më te mirë qëllimet dhe objektivat e tyre.

Misioni Yne

Misioni i Fondacioneve Ivanaj është të nxise dhe të çojë përpara interesat publike në kulturën dhe arsimin shqiptar, brënda vëndit dhe jashtë tij; të inkurajojë dhe të përhapë njohuri për traditat intelektuale, juridike dhe shkencore të Shqipërise, të ushqejë edukimin e shqiptarëve për historinë e saj të guximshme dhe të ndihmojë për dokumentacionin e saj; dhe të përhapë njohuri për përparimin e Shqipërisë në botën e lirë.

Objektivat

Në ndjekje të misionit tonë, aktivitetet e Fondacionit përfshijne mbështetjen e konferencave, seminareve, forumeve në Shtetet e Bashkuara dhe në Shqipëri; pajisje me fasilitete në Shqipëri, siç janë një qëndër e rrjetit ndërkombëtar, sallë referimi dhe baza të dhënash për kërkimin, dhe strehim për nxënësit e shkollave lokale dhe atyre vizitore, kërkimi i të cilëve lidhet me aktivitetet e Fondacionit; botime të dokumentave historike për qellime edukative; zhvillimi dhe ruajtja e lidhjeve të ngushta me institute të ngjashme në botë dhe me Arkivin Kombëtarë të Shqipërisë.


Mireseardhje nga themeluesja

Përshëndetje dhe faleminderit që po e vizitoni faqen tonë!

Unë jam Drita Ivanaj, vajza e Dr. Martin Ivanaj dhe mbesa e Prof. Mirash Ivanaj. Dy vëllezërit Ivanaj janë figura të rëndësishme historike në Shqipëri, për shkak të kontributit të tyrenë fushën e ligjit, kulturës dhe arsimit. Gjatë jetës dhe punës së tyre, ata gjithmonë shfaqën, patriotizëm, integritet, intelektualizëm, dhe besnikëri. Është dëshira jonë që të shohim këto kualitetet të ruhen në jetën Shqipëtare në të ardhmen.

Ivanaj Foundations të New York dhe Tiranës u krijuan në memorien e tyre, për të inkurajuar, ndihmuar dhe për të krijuar mundësi të reja në fushën e arsimit kulturës për Shqipëtarët e të gjitha moshave dhe të gjitha fushave.

Si themeluesja e kësaj organizate, unë vazhdoj t’ia përkushtojë të gjithë kohën, energjinë, eksperiencën, dhe ndihmën financiare zgjerimit të saj. Falë këtij website-ti, unë kam besimin se Shqipëtarët kudo në botë, si dhe miqtë e Shqipërisë, do të demonstrojnë dëshirën e tyre për të marrë pjesë në këtë përpjekje duke na mundësuar ndihmën dhe ekspertizën e tyre, ose duke na mundësuar ndihmën financiare për të çuar përpara synimet tona.

Mirë se erdhët! Shpresoj të na shkruani!


Rreth fondacionit


to Top