Të nderuar të ftuar, Zonja dhe Zotërinj,

Megjithëse nuk e pata të mundur të isha në Tiranë këtë mbrëmje, do të doja t’ju dërgoja një notë të shkurtër festive urimesh e falenderimesh në ceremoninë zyrtare të çeljes së Fondacionit Martin dhe Marash Ivanaj.

Nëse do të isha aty, në radhë të parë do të doja të falenderoja dhe t’i shprehja mirënjohjen time të sinqertë të gjithë atyre që kanë ndihmuar që Fondacioni të arrinte objektivin e synuar. Nuk ka rëndësi nëse kontributi dhe përpjekjet tuaja kanë qenë të mëdha apo të vogla, pa të ne nuk do të ishim këtu këtë mbrëmje.

Do të doja gjithashtu të falenderoja personalisht Zj.Drita Ivanaj për vizionin e saj, përkushtimin dhe punën e palodhur që bënë të mundur këtë mbrëmje madhështore dhe këtë Fondacion të mrekullueshëm.  Dritën e kam takuar 30 vite më parë në New York dhe qysh atëherë e kuptova se ajo ishte dikush prej të cilit mund të mësoja.  Por pak e dija atëherë që kjo do të thoshte të mësoja rreth punës me shumë energji, rreth fokusit që kurrë nuk e humbet vështrimin të qëllimet finale dhe leksionet e vazhdueshme rreth familjes Ivanaj dhe vendit të madh Shqipëri. Drita faleminderit për këtë.

Në mbyllje kam urimin e sinqertë që Fondacioni nëpërmjet lehtësirave të Qendrës Kulturore do të inkurajojë shqiptarët kudo që janë të shohin madhështinë e trashëgimisë tuaj historike e kulturore dhe në mënyrë të veçantë do të hedhë dritë për rininë shqiptare mbi potencialin e një të ardhmeje globale të ndritur.

 

JOHN LENZI

Zv. President

The Martin & Mirash Ivanaj Foundation

New York – USA

10 Tetor 2017

 

Kthehuni te: Përurimi i Qendrës Kulturore