2012-ta ishte një vit shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, e cila festoi 100 vjetorin e Pavarësisë. Për nder të këtij momenti të gëzueshëm, Fondacioni Martin and Mirash Institute kontribuoi duke i dhënë Shqiptarëve një dhuratë me shumë kuptim dhe të një rëndësi historike për ta. Për herë të parë pas 73 viteve që nga pushtimi i Italisë Fashiste më 1939 dhe më pas nga Qeveria Komuniste Shqiptare në 1950 të cilët e konfiskuan, vila e ndërtuar prej vëllezërve Martin dhe Mirash Ivanaj u hap për publikun e interesuar për një udhëtim në një pjesë të së kaluarës të kombit të tyre.

Ekspozita përmbante fotografi personale të familjes, artefakte si edhe panele të mëdha për të paraqitur punën dhe kontributin e jashtëzakonshëm nga dy vëllezërit në fushën e Edukimit dhe Ligjit. I ftuari i nderit si edhe ai që mbajti fjalimin në këtë eveniment ishte Ambasadori William E. Ryerson, i cili është një mbështetës shumë i madh i Fondacionit.

Ekspozita u zhvillua gjatë datave 29 dhe 30 Nëntor, dhe të dyja ditët erdhën zyrtarë të lartë, qytetarë të thjeshtë dhe gjithashtu vizitorë ndërkombëtarë. Ekspozita pati një mbulim shumë të madh nga gazetat lokale shqiptare si edhe nga emisioni ndërkombëtar Amerikan; Voice of America.

Arritjet Kryesore:  Ekspozita shërbeu si një leksion historie “hajde në jetë”. Ky eveniment edukoi, argëtoi, inspiroi, motivoi dhe i solli më afër njerëzit për të festuar për dy figura me shumë influencë gjatë një okazioni shumë të gëzueshëm; 100 vjetorit të shtetit.