Në qytetin legjendar të Prizrenit, një prej paraardhësve të mi (Leka Ivan) i cili ishte pjesëmarrës aktiv në asamblenë historike të Lidhjes së Prizrenit në Qershor të 1878-ës, këtë fundjavë do të zhvillojë një panair libri dhe Ivanajt janë të pranishëm përsëri, kësaj here me një libër rreth tyre.

Ky botim me 330 faqe është një punë e dashurisë nga ana e Jozef Radi-t, i cili po boton disa vëllime të veprave të babait të tij (Lazer Radi) dhe kjo është një prej tyre. Libri gjithashtu përmban dokumentacionin për takimet e mia personale dhe vizitat tek familja e Radis-ve duke filluar që nga vitet 1990, pasi Lazer Radi u lirua nga burgu. Disa prej viteve te burgimit te gjatë të tij, plot 46 vitesh, ai i kishte ndarë  edhe me xhaxhain tim Mirash Ivanaj, i cili vdiq ne burgim, 12 ditë para lirimit të tij të pritshëm si i burgosur politik.

Ky vëllim sapo doli nga shtypi dhe do të jetë i disponueshëm edhe në Tiranë së shpejti. Një aktivitet i  veçantë është planifikuar të zhvillohet brenda ambienteve të Fondacioneve Ivanaj në fund të shtatorit me një listë të folësve të shquar, dhe në atë kohë do të përfshihen gjithashtu edhe nënshkrimet e librit.

Më shumë detaje në lidhje me këtë ngjarje do të vinë në kohën e duhur, së shpejti.