Çfarë na dallon?



TË REJAT MË TË FUNDIT

Ky vit i ri sjell edhe bashkëpunime të reja. Në muajt që vijojnë do mirëpresim aktivitete rinore e informative në ambientet tona. Këtë muaj do të mbështesim EESTEC dhe Sesionin Informativ mbi Programet e Erasmus +. EESTEC (Shoqata Evropiane e Studentëve të Inxhinierisë Elektrike) është një organizatë jo-fitimprurëse, jo-qeveritare që ka qëllim ndihmën dhe trajnimin e inxhinierëve të profilit elektrik në universitete dhe shkolla teknike të Evropës. Ky sesion informativ nga EESTEC Tirana do të fokusohet në dhënien e informacionit mbi mundësitë e ofruara nga Programi Erasmus+. Çështjet kryesore të prezantimit do të jenë: • Të njohim Erasmus+, një vështrim mbi programin. • Mundësitë e ofruara nga programi dhe detaje mbi EVS, trajnimet, shkëmbimet, studimet etj. • Ku dhe si të aplikosh: eksperiencat më të mira nga studentët e Erasmus+. • Eksperiencat personale brenda Programit Erasmus+. Aktiviteti do të zhvillohet në Librarinë e Fondacionit Ivanaj, më 26 Janar 2018, në orën 11:30. Për të parë Eventin në FB klikoni këtu. Përmes zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit me organizata të tjera, M&M Ivanaj Foundation, në javët e ardhshme do t’ju prezantojë me kalendarin e aktiviteteve. Na ndiqni!

Një fillim viti me aktivitetin më 26 janar

Ky vit i ri sjell edhe bashkëpunime të reja. Në muajt që vijojnë do mirëpresim aktivitete rinore e informative në ambientet tona. Këtë muaj, më 26 janar, do të mbështesim EESTEC dhe Sesionin Informativ mbi Programet e Erasmus +. EESTEC (Shoqata Evropiane e Studentëve të Inxhinierisë Elektrike) është një organizatë jo-fitimprurëse, jo-qeveritare që ka qëllim…

Give a toy give a smile 2017 (4)

Dhuro një lodër, merr një buzëqeshje (2017)

Ju faleminderit të gjithëve për mbështetjen e vazhdueshme dhe dhurimet bujare. Ju urojmë një Vit të Ri 2018 të lumtur dhe të shëndetshëm për ju dhe tuajit! Këtë vit, gjatë periudhës së Krishtlindjes, ndërmorëm një iniciativë të re, për t’i dhënë një buzëqeshje fëmijëve në nevojë të një nga shkollave 9-vjeçare në kryeqytet. Megjithëse kjo…