Ditën e djeshme, datë 21 Qershor 2018, patëm kënaqësinë të kishim pjesëmarrjen e vullnetarëve tanë, së bashku me stafin si dhe me Themeluesen & Drejtoreshën Executive të Fondacionit, Znj Drita Ivanaj.

Ishte takimi ynë i parë, i cili do të pasohet nga takime të tjera të planifikuara në vazhdim.

Në mbledhje u diskutuan me gjallëri tematika të rëndësishme, ku vullnetarët tanë debatuan pikat kyçe në lidhje me projektet e shumta që do jenë fokusi kryesor në vitin 2018-2019.

Ishte një mbasdite argëtuese, ku stafi ynë u njoh më nga afër me mysafirët tanë.

Të rrethuar nga librat e Bibliotekës Ivanaj, buzëqeshjet e miqve tanë të rinj, zbukuruan Fondacionin akoma më shumë, duke na mbushur plot shpresa që Qendra e Vullnetarëve, do të jetë një frymë e re pozitiviteti, i cili do të na ndihmojë në avancimin e objektivave tona.

Mbrëmja vazhdoi edhe jashtë Fondacionit, ku anëtarët e stafit dhe vullnetarët e rinj, patën mundësinë të dilnin së bashku për të thelluar miqësinë.

Falenderojmë të gjithë të rinjtë që morën pjesë në takim, dhe ju bëjmë thirrje t’i bashkoheni Grupit të Vullnetarëve të Fondacionit M&M Ivanaj në Tiranë.

Dyert tona janë gjithnjë të hapura, nga e hëna në të premten gjatë orarit zyrtar (ora 09:00 – 17:30).

Gjeni gjithashtu në faqen tonë të internetit formularin dhe informacionet që do ju duhen nëse dëshironi të aplikoni si vullnetar.