Vizitor nga Veriu

 

Të premten e kaluar, patëm një vizitor nga Veriu i Shqipërisë, shoqëruar nga disa miq të tij në Tiranë. Ata na sollën dhurata të ndryshme so dhe u zhvillua një diskutim i gjallë për një ide të veçantë që ka nevojë për zhvillim të mëtejshëm për t’u bërë realitet. Për këtë do t’ju tregojmë nëse dhe kur të bëhet realitet.

Ndërkohë vizitorët tanë këtu vizituan ambientet tona dhe ne u jemi mirënjohës për dhuratat: një libër nga Z. Ilmi Kurti nga Shkodra, i cili gjithashtu na prezantoi me 3 vlerësime për nder të Ivanaj-ve, një buqetë me lule dhe një pikturë (me pamje nga zona e Malit të Zi ku jetonin paraardhësit e mi) nga galeria e artit të Myftar dhe Vjollca Cubi.

 

 

Një falënderim shkon edhe për gazetarin e Radio Televizionit Shqiptar, Z. Tom Therҁaj, i cili bëri një punë të shkëlqyer në interpretimin dhe moderimin e dialogut energjik që herë pas here rezultoi nga përdorimi i 3 gjuhëve të ndryshme gjatë takimit.

By | 2019-06-03T15:57:17+01:00 Qershor 3rd, 2019|Blogu|0 Comments

About the Author:

Ms. Ivanaj is the founder and President of The Martin and Mirash Ivanaj Foundation in New York, and the M. & M. Ivanaj Foundation Institute in Tirana (Albania)
X