Intervistë me Drita Ivanaj

Nga cilët sektorë do të donit t’i shihnit startup-et e tjera, që mungojnë ose janë në numër të vogël?

Të rinjtë janë më të adaptuar me përdorimin e teknologjisë sot. Përdorimi i teknologjisë është thjeshtë një media për të arritur një qëllim që bazohet në një ide që zhvillohet në përfitim të disa lloj biznesesh ose grupi personash.

Por kjo media nuk është forca e vetme e cila do t’a ndihmojë arritjen e qëllimit. Sepse idea është që dikush të përfitojë. Ti bën biznes që të shesësh diçka, që të realizosh një përfitim. Ti bën biznes sepse do të ndihmosh disa njerëz. Ti hap një organizatë që të ndihmosh një pjesë të shoqërisë. Kështu që IT është përdorur vetëm për të realizuar një qëllim, dhe është e nevojshme sot sepse është praktike. Por idea është ajo çka ka rëndësi. Jo media dhe as teknologjia.

Pra, duhen biznese që ndihmojnë njerëzit, grupe të ndryshme të tyre. Ne sot po jetojmë në një shoqëri globale, dhe duhet të kemi ide përtej kufijve tanë. Ide që mund të shpërndahen nëpër të gjithë botën. Kështu që idea duhet të jetë diçka në përfitim të dikujt. Ose që ti mendon se do t’i vlejë dikujt. Kështu rezultati përfundimtar është ajo çka ka rëndësi.

StartUp Live u zhvillua për herë të 7-të. Cilat ishin pritshmëritë tuaja, a u përmbushën?

Të  rinjtë pjesëmarrës patën shansin të zhvillojnë disa nga idetë që kanë. Nëse fillimisht nuk i shprehin maksimalisht, në takim me mentorët e tyre, ata morën ndihmën e nevojshme për të zhvilluar diçka. Krahas mirëpritjes në qendrën tonë, u japim një çmim, i cili është “edukimi” i kësaj ideje në një periudhë afatgjatë. Pra ne nuk i japim dikujt vetëm një çertifikatë. I ndimojmë realisht ata me gjithçka kemi, kështu që ata do t’a zhvillojnë idenë me sukses.

Burimi: Business Magazine Albania