Teknologjia, veçanërisht programimi është duke u zhvilluar me shpejtësinë e dritës në ditët e sotme. Një nga gjuhët e para në historinë e programimit ishte COBOL, sot trendi është drejt Python.

Si pjesë të misionit tonë për të mbështetur aktivitetet edukuese, vecanërisht ato profesionale, kishim kënaqësinë të mikprisnim EESTEC LC Tirana, e cila organizoi, një workshop ndërkombëtar për gjuhën e programimit Python. Ky workshop autentik, është i pari në llojin e vetë, sepse kishte në përbërjen e vetë jo vetëm njohuri profesionale por edhe i shërbeu:

  • 10 studentëve nga gjimnazet profesionale te Vlorës, Tiranës, dhe Lezhës,
  • 10 studentëve nga universitetet e Tiranës dhe
  • 10 studentëve të huaj nga vëndet Europiane si Hungaria, Italia, Gjermania, Turqia etj.

Pjesëmarrësit, pasi u trajnuan për 5 ditë njëra pas tjetrës, në fund prezantuan projektet e tyre dhe morën një çertifikatë për përmbushjen e workshopit me sukses.  I gjithë ky workshop kishte gjithashtu mbështetjen e Skills4Jobs dhe Universitetit Epoka.

Drejtoresha ekzekutive e M&M Ivanaj Foundation Institut, Drita Ivanaj, gjatë fjalimit të saj, në kuadër të tematikës, tha: “Programimi është pjesa e fundit e një projekti, pasi ke bërë kërkime, pasi ke përcaktuarse cilat janë problemet, se logjika dhe kërkimet janë të nevojshme, prandaj përbën vetëm 25% të një projekti, ndërsa pjesa tjetër paraprin. Pra, bazuar në të gjithë këtë, shpresoj që cfarë keni mësuar t’ju ketë dhënë kënaqësi,dhe të zbatohet nga ju në çfarëdo që keni dëshirë të bëni. Do t’ju vlejë dhe sigurisht në cfarëdo që të bëni në të ardhmen, zgjeroni njohuritë tuaja në cfarëdo dhe sido që të mundeni.”