Rinia Shqiptare për Edukimin Mjedisor (AYFEED)

Në Qershor 2012, Fondacioni Martin dhe Mirash Ivanaj Institute, në bashkëpunim me Universitetin e Floridës, organizuan një punë 3-ditore të Geographic Information Systems (GIS) për një grup nxënësish në shkollën 9-vjeçare Dëshmorët e Lirisë në Tiranë, Shqipëri.

Nxënësit përdorën GIS për të mësuar rreth temave si specie në zhdukje në vendin tonë dhe efektet e keqmenaxhimit të mbetjeve në mjedis. Projekti i tyre final ishte krijimi i “hartës së parë të gjelbërt” në Tiranë, të cilën më pas ia dorëzuan Kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Një ceremoni u mbajt në ditën e fundit të javës ku studentëve iu dorëzuan çertifikatat dhe vlerësimi i punës së tyre. Gjatë bisedës sonë me nxënësit, prindërit dhe mësuesit, ne ishim shumë të lumtur të merrnim aq shumë falenderime si edhe inkurajime për ta vazhduar këtë projekt me nxënës dhe shkolla të tjera. Prindërit shprehën dëshirën, për të patur më shumë projekte të cilat edukojnë dhe kanë trajnime të specializuara për fëmijët e tyre, ndërsa nxënësit shprehën dëshirën për të marrë pjesë në projektet e ardhshme të organizuara nga Fondacioni ynë. Vlerësimi i punës nga studentët pasqyroi atë që u tha gjatë ceremonisë që ishte 100% thënie e nxënësve të cilët e pëlqyen dhe mësuan shumë gjëra të reja e të dobishme nga kjo punë.

Arritjet Kryesore: Ky program ndihmoi në rritjen e ndërgjeshmërisë rreth problemeve të mjedisit, i dha mundësinë nxënësve që nga mosha 13 –vjeçare të përdorin të përdorin programin GIS i cili i pajisi me mjete pune, dituri dhe motivim për të ndërmarrë iniciativën e ndryshimit të mjedisit në komunitetet dhe shkollat e tyre.

 

By | 2019-03-22T11:27:24+01:00 June 30th, 2012|Projekte, Trajnime Edukative|0 Comments

About the Author:

X