Ne jemi krenar për grupin tonë të larmishëm, tani me më shumë se 50 anëtarë. Ky është një artikull i shkruar nga njëri prej tyre në dy gjuhë anglisht dhe shqip. Faleminderit Klaudia për frymëzimin që na jep!

Shkruar nga vullnetarja jonë Klaudia Hoxha

Pse vullnetarizmi është kaq i rëndësishëm dhe si ndikon në pikëpamjen tuaj për jetën?

 

 

“Cila është esenca e jetës? T‘ju shërbejmë të tjerëve dhe të bëjmë mirë “- Aristoteli

Vullnetarizmi po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm këto ditë. Nëse shpresat tona për ndërtimin e një bote më të mirë dhe më të sigurt do të jenë më shumë sesa disa fjalë të shkruara në letër, do të kemi nevojë për angazhimin e vullnetarëve më shumë se kurrë.

Përfitimet e vullnetarizmit janë shume mirë të vërtetuara nga ndikimet pozitive në komunitetet e prekura në avantazhet që u ka sjellë individëve pjesëmarrës. Kjo është arsyeja se pse disa shkolla dhe kolegje tani në botë po e bëjnë vullnetarizmin të detyrueshem për studentët e tyre. Shumë vende në zhvillim kanë mungesë fondesh dhe burimesh për të mbështetur popullsinë e tyre, ndërsa njerëzit pranë komunitetit tuaj mund të kenë probleme të theksuara varfërie në baza ditore.

Për fat të keq, jo të gjithë lindin me një jetë plot mundësira dhe oportunitete dhe ndonjëherë është vendi ku rritemi qe do të percaktoje jetën e vështirë dhe plot pengesa. Secili prej nesh që ka fatin të jetojë në vende ku strehimi, arsimi, siguria dhe kujdesi shëndetësor janë të drejta themelore dhe bazike ka përgjegjësinë të ndihmoje ata që luftojnë për këto gjëra çdo ditë.

Kur drejtoni pyetjen tek vetja juaj, se përse vullnetarizmi është i rëndësishëm, tu japesh një dorë atyre që kanë më pak mundesi dhe fat se ty, duhet të jetë patjetër përgjigja e pyetjes. Kjo nuk do të thotë që e gjithë bota duhet të presë nga ty ndryshimin, por ti mund të bësh diferencen duke bërë gjëra të vogla.

Ne rritemi duke pritur që sjellja ose veprimet tona të mira gjithmonë do të na sjellin shpërblime në këmbim. Por, çfarë duhet te themi kur bëhet fjalë për të bërë vepra të mira dhe për t’i dhënë një ndihmë të tjerëve vetëm për shkak se duhet? Mos harroni se njerëzit më të lumtur nuk janë ata që marrin më shumë, por ata që japin më shumë.

Vullnetarizmi gjithashtu ka provuar të ndihmojë në nxitjen e vetëbesimit të individëve, duke i nxjerrë ata nga zonat e tyre të rehatisë dhe që kanë të bëjnë me problemet e botës reale. Shumica e organizatave vullnetare inkurajojnë pjesëmarrësit e tyre që të marrin iniciativa dhe rol udhëheqës brenda një mjedisi që është mbështetës dhe gjithëpërfshirës.

Studimet gjithashtu tregojnë se ndërveprimi shoqëror i vullnetarizmit mund të ndihmojë në luftimin e çështjeve të shëndetit mendor, ankthit dhe depresionit. Në një botë që po bëhet më individualiste, ndjenja jonë e komunitetit po humbet dhe është përmes vullnetarizmit që shumë njerëz gjejnë mbështetjen që kanë nevojë. Ju ndoshta do të zbuloni një ndjenjë vetaktualizimi dhe kënaqësie ndërsa zgjeroni rrethin tuaj të miqësisë në të njëjtën kohë.

Ndërsa vullnetarizmi është një akt vetëmohues, shumë njerëz nuk mendojnë për përfitimet personale që vijnë së bashku me arritjen dhe shërbimin ndaj komunitetit. Shërbyerja dhe dhënia e ndihmës të tjerëve pa pritur asgjë në këmbin ju ofron një mori përparësish, kështu që,

Filloni t‘ja jepni dorën dikujt që ka nevojë!