Përshkrim i projektit 

 

Fondacioni Ivanaj me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës ka filluar zbatimin e projektit “Shoku im polic” i cili synon të ndërtojë një praktikë të mirë bashkëpunimi  ndërmjet prindërve, mësuesve dhe punonjësve të policisë për të përballuar me sukses çdo problematikë që lidhet me rendin publik, sigurinë rrugore dhe respektimin e të drejtave të çdo individi që jeton në atë komunitet pavarësisht statusit ekonomik, shoqëror, origjinës krahinore, bindjes dhe besimit, gjinisë apo etnisë.

Projekti ka për qëllim forcimin e kapaciteteve të grupeve dhe koalicioneve me bazë komunitare, shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit, edukimin ligjor dhe ndërgjegjësimin mbi zbatimin e ligjit, normave të sigurisë në shkollë dhe respektimit të të drejtave të individit;

 

Bazuar në rezultatet studimeve periodike të kryera nga Instituti i Shëndetit Publik dhe nga analizat e Drejtorisë së përgjithshme të Burgjeve, mund të thuhet se kriminaliteti i të miturve në Shqipëri ka qenë dhe mbetet një problem shqetësues për shoqërinë shqiptare. Shifrat në rritje në nivel lokal, e dëshmojnë këtë.

 

 

Objektiva specifike të këtij projekti janë:

  • Forcimi i kapaciteteve dhe rolit të grupeve komunitare, koalicioneve për edukimin ligjor/qytetar të të miturve, parandalimin e krimeve dhe sjelljes së dhunshme/ rrezikshme;
  • Edukimi i prindërve dhe të miturve mbi normat e ligjit, sigurinë rrugore dhe ne ambientet e shkollës dhe të drejtat e individit;
  • Ndërgjegjësimi i publikut dhe i prindërve në veçanti mbi rolin e policisë në komunitet, rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm prindër – mësues- polici për parandalimin e sjelljes së dhunshme /rrezikshmetë të miturve, shmangien e incidenteve rrugore, veprimin ne raste emergjencash si zjarri, përmbytjet apo tërmeti;

 

Cfarë presim në fund të këtij projekti:

  • Grupet  komunitare me prindër, nxënës, mësues dhe anëtare aktivistë nga komuniteti janë gati dhe të përkushtuar të ndërmarrin iniciativa për edukimin ligjor/qytetar të të miturve dhe parandalimin e sjelljes së dhunshme/rrezikshme;
  • Prindërit dhe mësuesit ndjekin në mënyrë aktive sesionet e informimit dhe diskutimet publike mbi normat e ligjit, sigurinë në shkollë dhe të drejtat e individit; Si pjesë e këtij rezultati është dhe përgatitja, publikimi dhe shpërndarja e udhëzuesit të prindërve për sigurinë në shkollë;
  • Organizatat, grupet dhe koalicionet komunitare me prindër, nxënës, mësues dhe anëtare aktivistë nga komuniteti ndërmarrin masa ndërgjegjësuese drejtuar prindërve në veçanti mbi rolin e policisë në komunitet, rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm prindër – mësues- polici për parandalimin e sjelljes së dhunshme/rrezikshme të të miturve, shmangien e incidenteve rrugore, veprimin ne raste emergjencash si zjarri, përmbytjet apo tërmeti;
  • Një bazë mësimore e cila lehtëson përsëritjen dhe përshtatjen e praktikës së bashkëpunimit prindër-shkollë-polici në zona të tjera të Shqipërisë.

 

Për realizimin e objektivave të mësipërm do të organizojmë sesione informimi me prindër e mësues në 11 njësitë administrative të Tiranës ku ekspertë të fushës së sigurisë dhe të drejtave të të miturve do të shpjegojnë rëndësinë e marrjes së informacionit të duhur nga palët si dhe monitorimin e zbatimit të këtyre të drejtave.

Në fund të këtyre sesioneve do të ndërtohet një platformë interaktive për nisjen e fushatës edukative “Mbi sigurinë dhe të drejtat e të miturve.