Programi i vullnetarëve në Institutin e Fondacionit Ivanaj po lulëzon!

Të premten e kaluar, takimi i radhës me grupin e vullnetarëve u programua për të integruar më mirë anëtarët e tij në diçka më të përpunuar dhe argëtuese, për të bërë të mundur zbulimin e tematikave të ndryshme, rreth të cilave do zhvillohet Workshop-i.

Një nga vullnetaret tona si dhe mentorja e programit, Ariola, bëri një punë të mahnitshme në përpunimin e këtij program, duke e bërë atë tërheqës dhe argëtues për të gjithë. Pjesëmarrësit e këtij takimi, së bashku me stafin tonë, patën mundësinë të mësojnë më shumë rreth vetes dhe të shkëmbejnë emocionet e tyre brenda grupit.

Për të nxjerrë në pah fuqinë dhe rëndësinë e konfidencialitetit u zhvillua një lojë interaktive, nëpërmjet të cilës zbuluam sekretet e karaktereve tona.

Mënyra se si Ariola e kishte ndërthurur programin, ishte mjaft e vlefshme për të thyer akullin midis nesh, duke e harmonizuar dhe lehtësuar punën në grupe.

Nëpërmjet piramidës së nevojave të Maslow-it, bashkëpunuam si ekip për të zbuluar rëndësinë  e tij në jetën reale, duke nxjerr  konkluzionet tona personale. Metodat e tjera si ajo për të rritur vetëbesimin dhe mënyrat se si të përcaktohen pikat tona të dobëta dhe të forta u prekën vetëm kalimthi, por do të zgjerohen me imtësi gjatë seancave të workshop-it i cili do filloi në vjeshtë.

Nuk do të lejojmë që nxehtësia e këtyre ditëve të verës të ndalojë punën e projektit. Stafi dhe ekipi ynë I vullnetarëve do të vazhdojë angazhimin për të ofruar një program stimulues, i cili to të ndihmoj zhvillimin e individëve, duke tërhequr vëmendjen e publikut që do të  mbushi sallat e trajnimit dhe ambientet e fondacionit për tërë vitin e ardhshëm!

Më shumë informacione lidhur me këtë workshop do të mundësohen gjatë muajit Gusht;

Ndërkohë, ne do të shihemi përsëri në ambientet e fondacionit në shtator!

Kalofsh një verë sa më të bukur!

By | 2019-03-05T11:21:10+01:00 July 24th, 2018|Blogu, Trajnime Edukative, Vullnetar|0 Comments

About the Author:

Jona is the Administrative Assistant of the M. & M. Ivanaj Foundation Institut.
X