Mirash Ivanaj – Personalitet i shquar i universit shqiptar

//Mirash Ivanaj – Personalitet i shquar i universit shqiptar

Mirash Ivanaj – Personalitet i shquar i universit shqiptar

$25.00

Doli ne qarkullim libri, “Mirash Ivanaj, personalitet i shquar i Universit Shqiptar“ me autor historianin Dr. Iljaz Gogaj.

Eshte libri i tete i autorit ne fushen e histories se arsimit dhe te mendimit pedagogjik shqiptar, botimin e te cilit e realizoi pas nje studimi te gjate shumevjecar rreth figures se ndritur te Mirash Ivanajt.

Category:

Description

Kjo publikim i fondacioneve Ivanaj, i shpallur ne shtyp me Shtator 2004, u be i mundshem per publikun ne Shqiperia dhe Malesia i Zi, vetem  pak  kopje jane  vene ne dispozicion ne SH.B.A.

Libri i shkruar nga prof.Iljaz Gogaj, prezanton punen kerkimore-shkencore te ketij personaliteti te shquar ne fushen e historise se  arsimit kombetar. Libri eshte shkruar ne gjuhen shqipe dhe permban 240 faqe.

Porosite mund te behen ne çdo kohe; megjithate, per çdo kopje te librit kerkohet nje kontribut minimal prej 25 USD. Per pjesen e perjashtuar nga tatimi te kontributit tuaj mund te pajiseni me nje fature sipas kerkeses se bere. Per lehtesi, nje formular per porosi qe mund te printohet per te bere kete porosi sigurohet duke klikuar ketu.

Përmbledhje

nga Pertefe Leka

Doli ne qarkullim libri, “Mirash Ivanaj, personalitet i shquar i Universit Shqiptar“ me autor historianin Dr. Iljaz Gogaj.

Eshte libri i tete i autorit ne fushen e histories se arsimit dhe te mendimit pedagogjik shqiptar, botimin e te cilit e realizoi pas nje studimi te gjate shumevjecar rreth figures se ndritur te Mirash Ivanajt.

Libri ndahet nder 10 kapituj. Fillon me disa te dhena historiko-gjeografike te vendorigjines se familjes Ivanaj, vazhdon me vitet e rinise te vellezerve Martin & Mirash Ivanaj dhe shkollimin e tyre, deri ne Universitetin e Romes. Botimet e tyre ne proze poezi e drame te cilat i ka cituar autori ne liber i perkasin periudhes se rinise shkollore.

Nje kapitull me vete ia ka kushtuar autori aktivitetit te te M.Ivanajt ne gazeten “Republika” si drejtor dhe autor i shume artikujve me prirje republikane. Hapesiren me te madhe ne liber autori ia ka kushtuar qendrimit ne Shkoder dhe Tirane ne fillim avokat, mesues dhe pastaj drejtor i Gjimnazit te Shtetit.

Ne vazhdimesi jepet ngjarja me e rendesishme ne jeten e M.Ivanajt, kur ai pranoi ftesen e Mbretit Zog kundershtarit te tij politik, per te marre persiper detyren e Ministrit te Arsimit. Jane dokumentuar me vertetesi Reforma Arsimore e Ivanajt dhe diskutimi ne parlamentin shqiptar per miratimin e tezave te reja ne ndryshimet konstruktive te sistemit arsimor ne Shqiperi. Pastaj jepet doreheqja dinjitoze dhe ngritja ne postin e larte te Kryetarit te Keshillit te Shtetit.

Vijne radhazi ne menyre kronologjike ngjarjet e 7 Prillit 1939, kerkesa per arme per te luftuar fashizmin. Ikja ne mergim. Jeta plot dhimbje ne Turqi me vdekjen e te vellait. Ftesa e Enver Hoxhes per t’u kthyer ne Shqiperi. Arrestimi, mbrojtja burrerore ne gjyq, burgu dhe fundi tragjik. Ne liber do te gjeni sfida dhe te papritura te propagandave te huaja per te ndalur progresin ne Shqiperi. Do te lexoni dialogje interesante te M.Ivanajt me Mbretin Zog dhe Enver Hoxhen.

Ne liber do te njiheni me personalitetet me te shquara te arsimit kombetar dhe te shtetit shqiptar te asaj kohe:Hile Mosi,Mati Logoreci, Aleksander Xhuvani, Ahmet Gashi,Mitrush Kuteli,Fan Noli, Gjergj Fishta, Skender Luarasi, Gjergj Kokoshi, etj.

Ne mbyllje te librit, autori ka bere pershkrimin fizik dhe moral te M.Ivanajt, duke shkrire emocionet e veta rreth personazhit te tij te admiruar. Per te arritur ne kete perfundim ka shfrytezuar nje dokumentacion te pasur arkivor, ditaret e ish nxenesve te M.Ivanajt, bisedat gojore ne Tuz me te afermit e familjes, shenimet e Skender Luarasit, fotografite e familjes, korespondencen me te vellane Martinin, Safet Butken e Demir Vilen etj., dosjen e burgut dhe botimet e vazhdueshme per M.Ivanajn pas viteve 90.

Libri ka vlera te medha njohese historiko-pedagogjike, prandaj eshte i vlefshem per t’u mbajtur mbi tavolinen e nje mesuesi e studenti, nje politikani a sociologu, nje gazetari a poeti, nje drejtori a menaxheri, nje linguisti a historiani, nje juristi a shtetari dhe te cdo shqiptari qe e do Shqiperine

X