An Albanian Revival

//An Albanian Revival

An Albanian Revival

Referati i mbajtur nga Nikollë Ivanaj përpara Shoqatës së Shtypit Italian më 26 janar 1911 është një dokument historic i rëndësie të veçantë për ditët tona. Jemi në pragun e kryengritjeve të mëdha të Veriut dhe të aktivitetit të dendur diplomatik, të cilat do të shpinin në Shpalljen e Pavarësisë në Vlorë një vit më vonë. Sipas autorit, pas periudhës së lavdishme të Skënderbeut dhe prirjes politike të Ali Pashë Tepelenës, viti 1911 është tepër kritik për fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Category:

Description

Ky publikim i pare i fondacioneve Ivanaj, i shpallur ne shtyp me 10 Nentor 1999, u be i mundshem per publikun ne New York ne Diten e Flamurit Shqiptar, ne daten 28 Nentor 1999. Eshte nje ribotim i nje dokumenti historik, i cili rastesisht doli ne drite ne kohen qe kriza e Kosoves ishte shtrire ne ate rajon ne prag te vitit 1998.

Ai perfaqeson nje fjalim te mbajtur nga Nikolla Ivanaj ne Rome, ne vitin 1911 dhe i botuar nje vit me vone ne Itali, kur Shqiperia fitoi pavaresine e saj si komb. Ky botim ka nje parathenie ne Anglisht dhe ne Shqip dhe bashke me versionin original ne Italisht te dokumentit me nje perkthim modern ne shqip.

Porosite mund te behen ne çdo kohe; megjithate, per çdo kopje te librit kerkohet nje kontribut minimal prej 12 USD. Per pjesen e perjashtuar nga tatimi te kontributit tuaj mund te pajiseni me nje fature sipas kerkeses se bere. Per lehtesi, nje formular per porosi qe mund te printohet per te bere kete porosi sigurohet duke klikuar ketu.

Përmbledhje

Referati i mbajtur nga Nikollë Ivanaj përpara Shoqatës së Shtypit Italian më 26 janar 1911 është një dokument historic i rëndësie të veçantë për ditët tona. Jemi në pragun e kryengritjeve të mëdha të Veriut dhe të aktivitetit të dendur diplomatik, të cilat do të shpinin në Shpalljen e Pavarësisë në Vlorë një vit më vonë. Sipas autorit, pas periudhës së lavdishme të Skënderbeut dhe prirjes politike të Ali Pashë Tepelenës, viti 1911 është tepër kritik për fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Nikollë Ivanaj shtjellon me vërtetësi dhe sinqeritet realitetin politik shqiptar të kohës duke ravijëzuar bukur konturet e ndërgjegjes kombëtare. Interesante janë referencat ndaj kufijve të Shqipërisë, parapëlqimit për autonomi përkundër mëvetësisë së plotë nga Perandoria Otomane, zotërimi i ndenjave atdhetare mbi ato fetare si dhe puna e parreshtur e mërgatës shqiptare për zgjimin kombëtar. I konceptuar me largpamësi dhe mprehtësi, fjalimi është një kërkësë për mbështetje dhe thirrje për ndihmë drejtuar fqinjit perëndimor Italisë në një moment të vështirë kritik.

Për historianin, studentin apo lexuesin e thjeshtë, kjo broshurë sjell jehonën e qëndresës së shqiptarëve në Kosovë, Mal të Zi dhe Shqipëri duke paraqitur njëherësh platformën e një programi kombëtar. Ndërsa nis një shekull i ri, pyetjet e atdhetarit Nikollë Ivanaj tingëllojnë aktuale:

” Ndoshta a do të gjejnë miq midis kombeve të lira dhe a do të kenë në krah të tyre shtypin dhe opinionin publik? A është tashmë bindja se edhe Shqipëria është e denjë dhe e aftë që të ketë një jetë më të mirë dhe me të vërtetë të lirë? Shpresojmë, por megjithatë shqiptarët kanë kuptuar, se vetëm me flijimet e veta të vazhdueshme, pa pritur gjë nga asnjë qeveri dhe nga diplomacia, do të mund të fitojnë veç atë që i përket vetëm atyre.”

Kjo ligjëratë i ndihmon shqiptarët e sotëm por edhe lexuesin e interesuar në historinë socio-politike të rajonit që të mendojnë seriozisht për vendin ashtu si e ka paraqitur Ivanaj deri në kohën tonë dhe mesazhin e fuqishëm që sjell në shekullin e ri.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “An Albanian Revival”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

X