“Piknisje” për sipërmarrësit e rinj!

Një tjetër pikë nisje kreativiteti ndodhi fundjavën e kaluar në ambientet a Fondacionit Ivanaj në Tiranë, ku ne mirëpritëm edhe një herë edicionin e 8-të të Startup Live Tirana, i cili është një program akselerimi për fuqizimin dhe zhvillimin e ideve me vlerë. Ky edicion u organizua përsëri nga Faola Hodaj e Unique Junior Enterprize dhe ekipi i saj i vullnetarëve.

Rinia shqiptare është gjithmonë në kërkim të mundësive për të zhvilluar idetë e veta dhe gati për të marrë pjesë në aktivitete të tilla. Dhe kështu ndodhi edhe kësaj radhe nga e premtja pasdite deri te djelën  në darkë, 7 deri 9 qershor 2019.

Programi, që u moderua me shumë zotësi nga Georg Kuttner, një ekspert austriak, bazohet në prezantimin e ideve, formimin e skuadrave, prezantimin e modeleve të biznesit dhe shembujve duke krijuar kështu bazën për të punuar dhe zhvilluar më tej idenë e re. Ata morën këshilla dhe sugjerime nga një grup mentorësh që dedikuan kohën e tyre pasditen e së shtunës.

Pas më shumë se 50 orëve, pjesëmarrësit patën mundësinë të prezantojnë rezultatin e punës së tyre, përballë 5 anëtarëve të jurisë të cilët ndanë cmimet e ofruara nga sponsorët. Fondacioni ynë, me një juri të pavarur, dha dy cmime për skuadrat që kishin “Ide me potencial biznesi” më të mirë, që i jep mundësi fituesve të bëhen pjesë e “Inkubatorit të Biznesit” tonë, për të cilin mund të lexoni më shumë këtu.

Dy çmimet tona iu dhanë skuadrës “Papagalli” me idenë për krijimin e nje platforme që ofron libra në version audio në gjuhën shqipe për fëmijët në diasporë dhe skuadrës “Sapientify” me idenë e ofrimit të kurseve online nga mësues profesionistë.

Në ceremoninë finale folën Ministri i Shtetit për Mbrojten e Sipërmarrjes, Z. Eduard Shalsi, si dhe Drita Ivanaj e cila i uroi sukses fituesve, ndërsa pjesëmarrësve të tjerë të mos ndalojnë së punuari për realizimin e endrrave të tyre!

Per fjalimin në Anglisht të Znj.Drita Ivanaj klikoni këtu.

 

By | 2019-06-10T16:30:19+01:00 June 10th, 2019|Blogu, Business Incubation & Innovation|0 Comments

About the Author:

X