Vullnetar

//Vullnetar
Vullnetar 2019-03-05T10:59:21+01:00
International Volunteers Day 2018 (8)

Ne kemi besim të fortë në vullnetarizëm, sepse ky lloj kontributi siguron përfitime konkrete tek të dy palët: tek marrësi, po aq sa edhe tek dhënësi.

Grupi ​i vullnetarëve të Instutit të Fondacionit Ivanaj në Tiranë, ​që ​funksionon në mënyrë të organizuar dhe transparente, përbëhet ​prej 40 individësh të rinj, ​nga mosha 16 deri në 32 vjeç, si dhe dhjetë të moshuar.

Vullnetarët tanë ​janë kryesisht studentë që, përveç të mësuarit të aftësive të reja apo përmirësimit të atyre që ata kanë, ​arrijnë të përfitojnë përmbushjen e 18 orëve shërbim vullnetar, ​që është një kërkesë në shumë shkolla të mesme në Shqipëri.

Programi ynë ​përfshin ​gjithashtu, ​të moshuarit dhe profesionistët, ​që falë përvojës së tyre mund të përmbushin role ​nga më të ndryshmet.

Profili i personave që mund të jenë pjesë e këtij programi është i ndryshëm, veçanërisht në Shqipëri, ku ka një numër të lartë të të rinjve dhe të moshuarve që mund të marrin pjesë duke u organizuar dhe trajnuar për të shërbyer në fusha të ndryshme. Për këtë qëllim, Instituti ynë është duke planifikuar programe që do të favorizojnë këtë bashkim të burimeve, duke bërë kështu që njohuritë dhe energjia të bashkohen në një forcë ndihmëse pozitive dhe të fuqishme.

Së fundi, OJQ të tjera, institucione qeveritare dhe agjenci publike mund të përfitojnë shumë, meqë mund t'u mungojnë fondet ose kapacitetet për të angazhuar njerëzit për të bërë gjërat që tashmë duhet të bëjnë dhe vullnetarët mund t'i ndihmojnë ata të kapërcejnë shumë pengesa.

Bashkohuni me ne në këtë përpjekje sepse V do të thotë Vullnetar, por mund të thotë edhe:

Vibrant (Kumbues)

Vociferous (Zë-lartë)

Vigilant (Vigjilent)

Vocal (I zëshëm)

Vigorous (Energjik)

Versatile (I zhdërvjellët)

Valuable (I vlefshëm)

Vim (I zellshëm)

Virtuous (Fisnik)

Vivacious (I gjallërishëm)

Vailant (I guximshëm)

Vital (Jetik)


​(citim nga një muze për fëmijët në Atlanta, Georgia, SHBA)

Forma e aplikimit për vullnetar

  • Faleminderit për interesin tuaj për shërbim vullnetar në Fondacionin Ivanaj. Ne po kërkojmë vullnetarë që mund të punojnë në terren ose në zyrë. E kemi krijuar këtë formë aplikimi, në mënyre që të përshtatim interesat dhe aftësitë tuaja me objektivat e fondacionit tone dhe do t’ju kontaktojmë nëse do na nevojitet ndihma juaj në të ardhmen.
 

Verifikimi

X