Që prej datës 10 tetor 2017, kur ambientet tona të reja u hapën zyrtarisht në kryeqytetin e Tiranës, ne kemi marrë shumë kërkesa për bashkëpunim, kryesisht lidhur me përdorimin e ambienteve tona, disa prej të cilave mund t’i shikoni këtu.

Sidoqoftë, koncepti ynë i bashkëpunimit përfshin një gamë më të gjerë perceptimesh, që përfshijnë krijimin e lidhjeve më të ngushta në zhvillimin e planeve të punës me individë, organizata të tjera ose biznese me të cilët ndajmë parimet etike dhe objektivat, për të realizuar projekte me vlerë për publikun tonë të synuar. Në disa raste, këto bashkëpunime rezultojnë në një ngjarje të vetme, ndërsa në të tjera bashkimi i përpjekjeve e fushëveprimit bëhet edhe një marrëdhënie afatgjatë që çon përpara të dyja palët.

Në më pak se një vit nga hapja zyrtare e ambienteve tona të reja, ne kemi zhvilluar një sërë aktivitetesh bashkëpunuese dhe veprimtari nga të cilat kanë përfituar, në një larmi fushash, persona të të gjitha moshave, duke filluar nga të rinj, studentë, njerëz të biznesit, artistë, studiues dhe të moshuar.

Ndër ndërmarrjet/ organizatat e para me të cilat kemi bashkëpunuar janë Komiteti Lokal Shqiptar EESTEC, Shoqata Evropiane e Studentëve të Inxhinierisë Elektronike, me të cilët kemi një bashkëpunim të stabilizuar ligjërisht dhe vazhdojmë të krijojmë me ta trajnime dhe ngjarje të të gjitha llojeve.

Kushdo që dëshiron të na bashkohet me projekte bashkëpunimi me profil arsimor dhe kulturor, ose iniciativa të reja të këtij lloji, mund të kontaktojë dhe të na ofrojë propozime me shkrim për tu vlerësuar, me email në: [email protected].

Disa nga ndërmarrjet / organizatat me të cilat kemi bashkëpunuar:

  • ​Unique Junior Enterprise: StartUp Live Tirana
  • EESTEC LC Tirana: trajnime dhe konferenca të ndryshme
  • Studio D: Sesionet Informuese për Projektet Bujqësore
  • Ambasada Amerikane: Sesionet e Këshillit Rinor
  • Eno Barjami: Trajnim për Menaxhimin Krijues
  • ANYN: Sesionet e Rrjetit Kombëtar të Rinisë Shqiptare
  • Zëri i Integrimit: "5 Tullat e Integrimit të Shqipërisë" sesione ndërgjegjësimi
  • Sfida Biznesi: Sesione Trajnimesh për Web / Marketing