Qendra jonë e Vullnetarëve u formua në vitin 2018!

Në ambientet e bibliotekës tonë me datë 21 qershor 2018, u zhvillua takimi ynë i parë me 11 kandidatë të rinj që aplikuan për të punuar si vullnetarë në organizatën tonë. Aty ne diskutuam rreth tematikave dhe çështjeve për të cilat kishin më shumë interes. Ky takim na mundësoi jo vetëm marrjen e informacioneve të duhura por nxiti dhe reagimet e tyre që ishin pikërisht materiali i duhur për të nisur punën.

 Ky ishte gjithashtu edhe hapi i parë rreth krijimit të Qendrës tonë Vullnetare që më pas u rrit dhe u zgjerua gjatë muajve në vijim.

Tematika të çrregullimeve emocionale, si ankthi, dhe problemet me vetebesimin na nxitën të mendonim se përvoja e një eksperti ose i një personi të kualifkuar ishte e domosdoshme për të zgjeruar diskutimet në lidhje me këto çështje në mënyrën e duhur, që workshop-et dhe trajnimet që po mendonim të organizonim të ishin më të çmuara dhe më të dobishme.

Ndërsa nisëm punën për të përgatitur programe të orientuara rreth situatave problematike në lidhje me rininë, fjala filloi të përhapet dhe vullnetarë të tjerë aplikuan dhe shprehën interes për të bashkëpunuar me ne. Gjatë verës patëm shumë aplikime të tjera nga individë që donin të përfshiheshin si vullnetarë. Njëra nga vajzat kishte gjithashtu eksperiencën e duhur në përgatitjen e  workshope-ve të fokusuara në çështjet që kanë të bëjnë me të rinjtë. Me bashkëpunimin e saj, ne arritëm të organizonim takime të rregullta, dy herë në muaj me vullnetarët tanë.

Temat që u trajtuan kishin të bënin me Inteligjencën Emocionale dhe Vetëvlerësimin, Ndërgjegjësimin Social Emocional, Menaxhimin e Marrëdhënieve, Diversitetin, Udhëheqjen, Menaxhimin e Kohës dhe Aftësitë Organizative, Teknikat për të rritur Vetëvlerësimim dhe Vlerat Sociale. Gjatë prezantimit të Piramidës së nevojave të Maslow-t, e ndamë grupin në ekipe dhe diskutuam vetëvlerësimin, paragjykimet, marrëdhëniet dhe çështjet familjare si dhe nevojat për siguri, përkatësi dhe vlerësim.

Çdo seminar u nda në dy pjesë; së pari u bë një shpjegim i temës dhe më pas zhvilluam lojë interaktive, ku të gjithë anëtarët e grupit patën mundësi të lidheshin me njëri-tjetrin, të krijojnë marrëdhënie dhe të fitojnë njohuri për disa çështje diskutimi, duke nxjerrë përfundime mbi kuptimin dhe vlerat e çdo sesioni trajnimi.

Gjatë këtyre 6 muajve të fundit kemi pasur aktivitete të ndryshme brënda si dhe jashtë ambienteve, kemi kaluar mbrëmje jashtë ne grupe, që kanë qënë të nevojshme për të konsoliduar ekipin tonë, duke i dhënë çdo anëtari kohë për tu ndjerë rehat me njëri-tjetrin dhe stafin tonë.

Çdo vullnetar që është pjesë e grupit tonë, ka aftësi unike dhe të veçanta që janë një burim vërtetë i nevojshëm jo vetëm për Fondacionin tonë. Ata na kanë ndihmuar gjatë konferencave dhe trajnimeve të ndryshme, kanë bërë përkthime dhe shkuar artikuj, janë përfshirë në disa prej fushatave tona, si “Toy Drive”, si dhe projekte të tjera, si Projekti i Teknologjisë për të moshuarit (STC) . Te ky i fundit ata e përqafuan  konceptin e krijimit të një ure lidhese midis të rinjve dhe të moshuarve, duke arritur rezultatet e pritura, bashkëpunimin e dy grupeve në shkëmbimin e eksperiencave të tyre: teknologjia moderne dhe përvojat jetësore.    

Tani numërojmë gjithsej 36 vullnetarë nga mosha 16 deri në 33 vjeç, të gjithë me arsimim dhe prejardhje të ndryshme, të cilët vendosin në dispozicionë punën dhe kohën e tyre për të shërbyer me ne në baza vullnetare.

Në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarëve (IVD) , më datë 5 dhjetor festuam së bashku dhe diskutuam  tematiken e sivjetme “Vullnetarët ndërtojnë komunitete të qëndrueshme” që njeh vullnetarët në mbarë botën – me një fokus të veçantë në ndihmën e vullnetarëve për komunitetet lokale.

Duke filluar nga viti 2019, ne po përgatisim një program që quhet “Programi i Bazuar në Vullnetarë” (VBP) që mbështet ide të mundshme projekti ose eventi që vullnetarët tanë mund të kenë në lidhjë me 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, sic është raportuar në Programin e Vullnetarevë të OKB-së.  Ata do të na paraqesin propozime ose sugjerime, në formën e një projekti, për të mbështetur ose rritur ndërgjegjësimin për një prej qëllimeve të listuara, të cilat janë: 1. Jo më varfëri – 2. Jo më uri 3. Shëndet i mirë dhe mirëqënje – 4. Arsim cilësor – 5. Barazia gjinore – 6. Uji i pastër dhe kanalizimet – 7. Energji e përballueshme dhe e pastër -8. Punë e denjë dhe rritje ekonomike 9. Industria, Inovacioni dhe Infrastruktura 10. Eliminimi i pabarazive 11. Qytetet dhe komunitetet e qëndrueshme 12. Konsumi dhe prodhimi i përgjegjshëm 13. Veprimi klimatik 14. Jeta nën ujë 15. Jeta në tokë – 16. Paqja, drejtësia dhe institucionet e shëndosha – 17. Partneritetet për qëllimet e përbashkëta.

Pas festave të fund vitit, ne tashmë mezi presim që të fillojmë punën me grupin e vullnetarëve, i cili do të hapë horizonte dhe qëllime të reja për organizatën, për të mbajtur, ruajtur dhe vazhduar punën tonë drejt një të ardhmeje më të ndritur.

In our comfortable Library setting on June 21st, 2018, we held our first meeting with 11 young candidates that applied for a Volunteer position at our organization and had a round table discussion about topics and issues that they felt passionate about.  This resulted in a collection of material and feedback to work upon, and this was the first step in the creation of our Volunteer Hub that then grew wider during the following months.

Topics such as emotional distress, anxiety disorders, self-harm and problems with low-esteem prompted us to think that the need of an expert, or a professional individual was essential to expand the discussions about these issues in a safe and more mature way, so that the workshops and trainings we were thinking to organize with our young volunteers would be more appreciated and useful.

As we started sorting out real help to address some problematic situations regarding youth, word started spreading, and other volunteers applied and expressed interest in collaborating with us. During the summer we had ten additional volunteer applications, and one among them had also a background and previous experience in conducting workshops that focused on matters that concern the young. With her collaboration, we were then able to organize regular, twice a month meetings with our volunteers.  

We touched upon different topics, such as Emotional Intelligence and Self-assessment, Social Emotional Awareness, Relationship Management, Diversity, Leadership, Time Management and Organizational Skills, Self-esteem Techniques and Social Values.  We played along with Maslow’s Pyramid of needs and, by dividing the group into teams, we discussed morality, self-esteem, prejudice, relationships, and family issues.

Each workshop was divided in two parts; first there was a bit of explanation of the topic and then we conducted interactive and ice breaking games, where all the members of the group had the opportunity to bond with each other, create relationships, and achieve knowledge regarding certain items of discussion, working out the meaning and the values of each training session.

During these past 6 months we also had activities such as “movie day” and, outside the premises, volunteer “night outs”, which served well in team building our group, giving every member time to feel comfortable with each other and our staff.

Each member of our Volunteer Hub holds unique and special skills that are a real resource and not only to our Foundation. They have assisted us during conferences and other training sessions, done translations and writings stories and blogs, involved themselves with some of our other activities, such our annual ‘toy drive’, as well as other projects, like our Senior Technology (STC) Project. In the latter, they beautifully embraced the concept of creating youth – seniors relations, setting the project alive and giving, since the beginning, a meaning to its main purpose of merging different sets of expertise: modern technology with life experiences.   

Now we count 36 volunteers in total from age 16 to 33, all of them with different backgrounds and education, putting their efforts and their time to serve with us on a volunteer basis.

On International Volunteer Day, on December 5th, we managed to finally celebrate them when we addressed and discussed this year theme “Volunteers Build Resilient Communities” that recognizes volunteers worldwide – with a special focus on local community volunteer help.

Plans in this new year of 2019 are for us to continue with a program that will support ideas that our volunteers may have in connection to the 17 goals, as reported in the UN Program called “Volunteer Based Program (VBP)”.  They will submit to us proposals or suggestions, which could be in the format of a project or event, to support or raise awareness about one of the above goals, which are: 1. No poverty – 2. Zero hunger – 3. Good health and well-being – 4. Quality Education – 5. Gender equality – 6. Clean water and sanitation – 7. Affordable and clean energy -8. Decent work and economic growth – 9. Industry, Innovation and Infrastructure – 10. Reduced Inequalities – 11. Sustainable cities and communities – 12. Responsible consumption and production – 13. Climate action – 14. Life below water – 15. Life on land – 16. Peace, Justice and strong Institutions – 17. Partnerships for the goals. 

After the year-end holidays, we are now eagerly looking forward to re-starting work with our group of volunteers, which will open new horizons and a purpose for our organization to keep, sustain, and maintain our progress toward a brighter future.

                                               

Autore:  Jona Siliqi – Koordinatore e Qendres se Vullnetareve.

By | 2019-03-05T11:21:08+01:00 January 17th, 2019|Blogu, Vullnetar|0 Comments

About the Author:

Jona is the Administrative Assistant of the M. & M. Ivanaj Foundation Institut.
X