Ambientet tona, sic edhe përshkruhet në një faqe të veçantë të websitit , zënë një kat të tërë në kompleksin “Rezidenca Ivanaj”, i ndodhur në një kryqëzim të rëndësishëm të  qendrës së zhurmshme të Tiranës. Forma trekëndore e këtij ndërtimi, i cili në pjesën e brendshme duket sikur përqafon një lulishte të qetë, ka avantazhin e që rrihet nga dielli me të cilin është bekuar Shqipëria, në të gjitha drejtimet.

Në qender të ambienteve tona, në cepin e trekendeshit, një dhomë e madhe i është dedikuar “Bibliotekës”. Mobilimi i saj përmban kabinete me libra në tre gjuhë (Shqip, Anglisht dhe Italisht), tryeza që lëvizen, dhe karrige që mund të akomodojnë 30-35 persona, një smartboard të lëvizshëm për prezantime online që mund të kombinohen me prezantime të brendshme si dhe një kompiuter publik për kërkime online të materialeve të bibliotekës tonë. Falë këtij arranxhimi, përdoruesit tanë mund të aksesojnë mbi 800 libra në formë elektronike dhe nëse dëshirojnë të bëjnë kërkimet e tyre.

Gjithë kjo sipërfaqe është përdorur dhe përdoret për lloje të ndryshmë aktivitetesh dhe është krejt e ndryshueshme për t’u përshtatur për raste të ndryshme dhe cfarëdo formati.  Është një zonë e qetë që akomodon aktivitete të vogla ose individë të vecantë për qëllime studimi. Në qoshe të saj, një çift kolltukësh dhe një tavolinë e vogël janë të përshtatshëm për një bisedë të këndshme.

Ne jemi krenarë për këtë lloj arranxhimi, që ashtu si edhe komponentë të tjerë të ambienteve tona është në shërbim të publikut të interesuar në zhvillimin e kulturës dhe arsimit në Shqipëri.