Konferenca Model United Nations Albania 2019  përmbylli aktivitetet e saj javën e kaluar ashtu sic kishim njoftuar këtu.

Ishte kënaqësi për ne, këtu në Fondacionin Ivanaj të mirëprisnim më shumë se 75 pjesëmarrës për katër ditë, dhe t’i përcillnim me fytyra të lumtura dhe të qeshura në rrugëtimin për realizimin e ëndrrave të tyre. Pjesëmarrësit nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor shprehën dëshirën të ruajnë njohjet dhe lidhjet e reja të krijuara nëpërmjet kësaj experience dhe ndoshta mund t’i shikojmë të rikthehen përsëri në Shqipëri në të ardhmen.

Ndërkohë i shprehim urimet më të mira për festat e fundvitit dhe prosperitet në të ardhmen.

Detaje të mëtejshme të programit mund t’i gjeni në faqet e  MUN Albania dhe UN Youth Albania Association.