Më 10 Dhjetor u zhvillua një tjetër prezantim i cilklit “Anglo-Amerikanët për ne shqiptarët”. Kësaj here ish ambasadori Mal Berisha prezantoi jetën dhe punën e “Herman Bernstein- mik i popullit shqiptar- ambasador i SHBA-ve në Mbretërinë Shqiptare, 1930-1933”.

Edhe ky event pati një pjesëmarrje të gjerë dhe për më tepër prezantimi u ndërthur me recitim të disa poezive nga artistë të rinj dhe studentë të Akademisë së Arteve të shoqëruar nga muzikë e lehtë në violinë.

Ishte kënaqësi të kishim midis nesh personalitetet shqiptare Neritan Ceka dhe Arta Dade, si dhe Ambasadorin aktual në Shqipëri H.E. Vicente Cannelles Montero dhe bashkëshorten Cristina Quaroni.

Më shumë detaje mbi këtë aktivitet mund t’i gjeni këtu.