Nje faqe e re Interneti prezantohet per Fondacionet Ivanaj, 31 Tet. 2012

By |2018-11-24T13:11:49+01:0031 Tetor, 2012|Njoftime Për Shtyp|0 Comments

Nje faqe e re Interneti prezantohet per Fondacionet Ivanaj
te New York-ut dhe Tiranes

https://ivanaj-foundations.org

Fondacionet Martin dhe Mirash Ivanaj në New York dhe Tiranë prezantojnë faqen e tyre të intenetit e cila do të shërbejë si një hapësirë ​​takimi virtual, një vend ku mund të shkëmbehen ide, informacion në fushën e kulturës dhe arsimit, si dhe një vend ku miqtë te vjetër dhe te rinj mund të kontribuojnë në misionin e Fondacioneve: të avancojnë arsimin dhe kulturën në Shqipëri.

Fondacionet Ivanaj janë mjaft të reja, por kanë energji dhe motivim të fuqishëm .   Si Fondacione të reja, ato mbështeten në përkrahjen e vazhdueshme financiare ose kontributet të tjera si “pro-bono” dhe vullnetarizmi.

Nëpërmjet këtij website, vizitorët inkurajohen që të qëndrojnë në kontakt, të dërgojnë artikuj, raporte të rëndësishme apo edhe mendimet që duan të ndajnë me vizitorët e tjerë në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin mbi çështjet aktuale në fushat e arsimit dhe kulturës në Shqipëri.

Në të ardhmen, pasi zyra në Tiranë të ketë përfunduar, të gjithë vizitorët do të kenë mundësinë të takohen dhe të shkëmbejnë ide në person përmes Qendrës Kulturore e cila do të jetë plotësisht funksional në dy vitet e ardhshme. Një bibliotekë me një koleksion të madh të librave, dhomë për networking dhe konferenca, si dhe të gjitha pajisjet të nevojshme teknologjike do të jenë në dispozicion të të gjitha palëve të interesuara duke përfshirë edhe dijetarët, shkencëtarët dhe liderët e së ardhmes.

Nese ju ndeshni veshtiresi ne faqen e re ose ju nevojiten hollesi te metejshme rreth permbajtjes se saj lutemi te na kontaktoni ne adresen: [email protected]

Share This Story, Choose Your Platform!

About the Author: