Një eksperiencë e veçantë me synime të larta

IPARD – Instrumenti për Ndihmën e Para-Anëtarësimit, në fushën e Zhvillimit Rural.

Në 28.06.2018 në “Sallën Ivanaj” u organizua një sesion informimi i quajtur IPARD – Instrumenti i Ndihmës së Para-Anëtarësimit për Zhvillimin Rural.

IPARD synon të mbështesë fermerët, sipërmarrësit bujqësorë, stabilimentet e përpunimit të ushqimit, personat fizikë ose juridikë, mikro-bizneset dhe ndërmarrjet e vogla jo bujqësore private për të investuar në prodhim dhe përpunim në sektorin e qumështit, mishit, frutave dhe perimeve, bimëve dhe vreshtave të mbrojtura .  Programi gjithashtu synon të mbështesë investimet në akuakulturë, turizëm natyror dhe rural dhe prodhimin e energjisë së rinovueshme.

Sesioni u mbajt në gjuhën shqipe. Pjesëmarrësit ishin nga qytete të ndryshme, si Durrësi, Vlora, Lezha etj. Ata mësuan nga folësi dhe ndanë përvojat e tyre personale me njëri-tjetrin.

Ky event u organizua nga programi Zadrima, i cili është një program për ndihmë ligjore dhe administrative për fermerët dhe sipërmarrësit e zonave rurale në Shqipëri.

Falënderojmë Studio D për sjelljen e këtij projekti në jetë, si dhe për bashkëpunimin me ne.

By | 2018-07-02T17:53:34+01:00 July 2nd, 2018|Blogu, Business Incubation & Innovation|0 Comments

About the Author:

Jona is the Administrative Assistant of the M. & M. Ivanaj Foundation Institut.
X