Hollësi

My Tower of HopeSiç eshte prezantuar edhe ne shtyp, ky botim u mundesua per publikun ne Shqiperi ne Shtator 2008 dhe nje sasi e tij do te mberrije edhe ne Shtetet e Bashkuara ne nje te ardhme shume te afert.

Ky eshte nje koleksion poezish te shkruara fillimisht ne serbo-kroatisht, 100 vjet me pare, nga Martin dhe Mirash Ivanaj, kur te dy vellezerit ishin studente ne Beograd, dhe te botuara ne revistat letrare te asaj kohe.

Porosite mund te behen ne çdo kohe: megjithate eshte i lutur nje kontribut minimal prej $7.00 per çdo kopje te ketij libri. Per pjesen e zbritshme nga taksat te kontributit tuaj do t’ju jepet nje fature sipas kerkeses.

Përmbledhje

Ky botim merr zanafillen nga zbulimi i bere dhjete vite me pare, nga nje profesor shqiptar i Arteve Dramatike ne Beograd, Petrit Imami, te nje koleksioni me shkrime nga te dy vellezerit shqiptare: Martin dhe Mirash Ivanaj, ne Arkivat Kombetare te ketij qyteti.

Broshura permban 34 poezi, te cilat jane perkthyer kohet e fundit ne shqip nga Prof. Pjeter Dreshaj, me banim ne Mal te Zi. Ai ben nje parathenie me detaje dhe mprehtesi qe vetem nje i aferm i familjes, siç eshte ai, mund t’a ofroje. Ato ndryshojne ne tematike dhe shprehjen e ndjenjave, nga eksperiencat e gezueshme te dashurise se hershme, ne trishtimin e lenies se shtepise ne nje moshe te re, ne dhimbjen per humbjen e nje anetari te familjes dhe te nje mesuesi te dashur.

Ne parathenie, Drita Ivanaj, vajza e Martinit, paraqet nje sfond historik rreth faktit se si u realizua ky projekt se bashku me nje perkthim shtese ne Anglisht te shtate poezive, qe u mundesua fale bashkepunimit me nje numer personash te tjere qe jetojne ne Shtetet e Bashkuara, Shqiperi dhe Irlande.


[totop] Ne krye [/totop]