Misioni u krye!

Shiriti u pre dhe nga dita e sotme Fondacioni është i hapur!

Më 10 Tetor, gjatë një mbrëmje shumë të këndshme, një shumëllojshmëri të ftuarish dhe miqsh të mirë, morën pjesë në ceremoninë e inaugurimit të ambienteve tona të reja këtu në Tiranë.

Me shumë se 150 persona ishin pjesëmarrës në event dhe vizituan ambientet e stafit, me kushte komode, dhomat e trajnimit, bibliotekën si dhe arkivat dhe ekspozitën e dokumenteve origjinale të familjes Ivanaj, gjithashtu ndoqën një video të përgatitur me historikun e arritjeve tona deri më sot, të shfaqur në pajisje me teknologji të re dhe disi unike për Shqipërinë.

(klikoni foto për t’i zmadhuar)

Si pjesë e ceremonisë së hapjes së qendrës dhe projekteve kulturore të saj, organizuam ekspozitën e pikturave të artistit të njohur shqiptar nga Pogradeci, Anastas Kostandini, disa prej të cilave ekspozoheshin për herë të parë këtu në Tiranë.

Fjalimet dhuruan momente emocionuese për të gjithë pjesëmarrësit, emocione që vazhduan me shkrepje fotografish, shoqëruar gjithashtu nga muzika e shkëlqyer e violonçelistes së talentuar, Jona Bodinaku.

Video e kësaj mbrëmjeje është ende duke u përpunuar, e do të prezantohet së shpejti bashkë me albumin e fotove të mbrëmjes.

Ndërkohë, tekstet e fjalimeve, të disponueshëm në versionet Shqip dhe Anglisht mund t’i gjeni te ‘Përurimi i Qendrës Kulturore’, në faqen tonë të web-it.

Falënderime të përzemërta i shkojnë stafit tonë, dhe vullnetarëve, si dhe bashkëpunëtorëve tanë pro-bono, të cilët kanë qenë çelësi i suksesit të kësaj mbrëmje!

By | 2019-03-05T11:50:38+01:00 Tetor 21st, 2017|Blogu, Trashëgimia Kulturore|0 Comments

About the Author:

Ms. Ivanaj is the founder and President of The Martin and Mirash Ivanaj Foundation in New York, and the M. & M. Ivanaj Foundation Institute in Tirana (Albania)
X