Këto fondacione simotra kanë një mision të përbashkët: avancimin e edukimit dhe kulturës për shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ka qenë një privilegj për mua të ndiqja zhvillimin e tyre prej dy dekadave tashmë, duke filluar që nga roli im si ambasadori i parë i SH.B.A-së në Shqipëri dhe duke vazhduar me një vizitë personale në selinë e tyre të Tiranës vjeshtën e kaluar. Përpjekjet e vazhdueshme dhe rezultatet impresionuese tejkalojnë arritjet e shumicës së sipërmarrjeve të tjera të këtij lloji.

U desh goxha kohë për t’i kthyer ato në gjendjen plotësisht funksionale që janë sot, vështirësuar nga pengesa ligjore dhe financiare (pa përmendur pengesat që vinin nga relike të mbetura të regjimit të përmbysur komunist). Megjithatë dedikimi dhe motivimi i pashoq i themelueses së tyre, Drita Ivanaj, së bashku me personat të cilët ajo i frymëzoi për ta ndihmuar, kanë mbizotëruar dhe sot Fondacionet janë aktive dhe do të vazhdojnë të ofrojnë informacione shtesë mbi progresin dhe programet e tyre në këtë faqe.

Suksesi i OJF-ve të tilla, që sigurojnë shërbime thelbësore, qëndron në lartësinë e motivimit dhe dedikimit të stafit të tyre, dhe duke u bazuar në këtë shkallë matjeje Fondacionet Ivanaj janë ndër më të mirët. Përveç gjërave që i kanë arritur tashmë, dhe projekteve të ardhshme të planifikuara, selia e Fondacioneve në Tiranë do të ofrojë shumë shpejt shërbime të tjera të nevojshme për publikun: një bibliotekë për kërkues dhe studentë, një vend për takime, për të studiuar, për të zhvilluar network-un social dhe për të shkëmbyer ide në mënyrë globale nëpërmjet pajisjeve kompjuterike, të gjitha këto të pranishme në ambientet e Fondacionit. Kjo qendër kulturore do të përmbajë një sërë aktivitetesh që janë në linjë me misionin e Fondacioneve, dhe do të jetë e para në llojin e vet në Shqipëri.

Unë, në të njëjtën kohë, e aprovoj dhe e mbështes punën e këtyre Fondacioneve sepse kam parë punën që kanë bërë deri më tani dhe potencialin për të vazhduar ta bëjnë në Tiranë. Unë inkurajoj secilin prej jush të më bashkoheni sipas mundësive qe keni, qoftë me mbështetje direkte financiare ose me kontribute in-kind ose pro bono për të avancuar edukimin për të gjithë qytetarët e këtij aleati të NATO-s. Këto Fondacione trajtojnë në mënyrë të barabartë të gjithë prurjet pavarësisht etnisë, gjinisë ose bindjeve politike dhe fetare të tyre.

Publikuar: Shtator. 2013