​Ku jemi

​​​Instituti i Fondacionit M. & M. Ivanaj ​disponon një gamë të gjerë hapësirash funksionale për organizimin e aktiviteteve nga më të ndryshmet​.

​Ku ndodhemi

Floor plan

Ne ndodhemi në katin e parë të kompleksit “Rezidenca Ivanaj” në Rr.Perlat Rexhepi, me një hyrje private në katin zero, përballë kopshtit të rezidencës dhe një ashensori privat në katin nën-dhe të garazheve.

Përveç hapësirave të rehatshme funksionale për stafin, që përfshijnë një kuzhinë të arreduar së bashku me sallon, kati ynë ka një larmishmëri hapësirash që përfshijnë:

  • “Salla Ivanaj”: një sallë e madhe konferencash me një kapacitet prej 150 personash, e pajisur me një podium dhe 2 projektorë dhe ekranë të një mëdhenj.
  • Dy “Dhoma Trajnimi”: secila me një kapacitet prej 15 personash dhe 4 tavolina të manovrueshme në secilën, të ndara nga dyer fizarmonike  që mund të hapen ose mbyllen në varësi të nevojave.
  • Një “Bibliotekë” prej 60 m2 me njësi raftesh që përmbajnë koleksione të ndryshme librash, dokumentash, materiale referuese etj. me tavolina dhe karrige për të akomoduar nga 20 deri në 30 persona dhe një kompjuter për përdorim publik.
  • Një dhomë konferencash me 12 vende me pajisje për telekonferenca.
  • 2 zyra të një madhësie mesatare plotësisht të mobiluara për përdorim afatshkurtër/të përkohshëm nga individë të angazhuar në projekte specifike dhe/ose bashkëpunëtorë të Fondacionit Ivanaj
  • Hapësira e projektuar për Zyra Ekzekutive është akoma në proces ndërtimi dhe duhet të përfundojë së shpejti

Përveç Wi-fi-së, i disponueshëm në gjithë katin, zotërojmë gjithashtu një pajisje “smartboard” portativ që mund të përdoret në ambientet tona sipas nevojave. Kjo e fundit lejon aksesin me internet që mund të kombinohet me materiale trajnuese dhe projektime të tjera përgjatë eventeve.

Kati ynë është i gjithi i pajisur me sensorë për kushte klimatike optimale për të gjitha stinët, pajisje për parandalim zjarri dhe vjedhje, UPS dhe  gjenerator për mosndërprerje të aktivitetit gjatë një blackout-i elektrik.

Mbi të gjitha, ndodhemi pikërisht në qendër të kryeqytetit të Shqipërisë dhe në pjesën më të mirë të Tiranës!

​Ambientet dhe hapësirat tona, të krijuara për qëllimet dhe nevojat e Fondacionit Ivanaj, mund të përdoren, kur janë të disponueshme, nga një palë e tretë përkundrejt një tarife, ose një kontributi që duhet të negociohet për çdo event. Në këtë rast na kontaktoni nëpërmjet email-it tonë: [email protected]

Salla Ivanaj

​Dhomë trajnimesh

​Biblioteka

​Sallë konferencash

​​Përurimi i Qendrës Kulturore

​Më 10 tetor 2017, “Fondacioni Ivanaj” në Tiranë dhe “The Martin and Mirash Ivanaj Foundation” në New York, organizuan hapjen zyrtare të ambienteve të tyre të reja në kryeqytet. Këto ambiente do të ofrojnë një qendër kulturore unike në përputhje me qëllimin dhe misionin e tyre për “Avancimin e edukimit dhe kulturës për të mirën e rinisë shqiptare”.