Konkurset KODU Cup 2012 & 2013

KODU CUP 2012

Në 23 Maj, një konkurim i organizuar nga Microsoft Albania u zhvillua në Tiranë nën vëzhgimin e Drejtorisë Rajonale të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ku si sponsor ishte edhe Fondacioni ynë.

75 nxënës nga shkollat publike të Tiranës ishin pjesë e konkurimit KODU CUP, në të cilin u kërkohej të krijonin një lojë kompjuterike duke përdorur një gjuhë virtuale programimi prodhuar nga Microsoft. Evenimenti mori pjesë në Shkollën e Artit Jordan Misja, dhe kishte një pjesëmarrje mjaft të madhe prej nxënësve, mësuesve dhe prindërve.

Konkurrentët ishin të dy grupmoshave, nxënës 9-13 vjeç dhe 14-17. Çuditërisht, shumica e konkurrentëve ishin meshkuj. Megjithatë pa dallim moshe, të gjithë nxënësit treguan shumë kreativitet, kapacitet dhe energji, gjë e cila ishte kënaqësi ta shikoje.

Në përfundim të konkurimit, ndërsa çdo nxënësi po i jepej nga një çertifikatë, paneli i jurisë po mundohej të zgjidhte fituesit. Në total ishin 6 çmime për tu ndarë në tre kategori: veni i 1-rë, 2-të dhe vendi i 3-të për të dy grupmoshat.

Çmimet u ndanë në këtë mënyrë:

Fondacionet Ivanaj si “Golden Partners” të evenimentit kontribuuan në çmimin e 1-re: Kinect Xbox 360, i cili iu dha Denis Palukës (klasa e 8-të) dhe Ardit Gavanit (klasa e 11-të).

Microsoft-i kontribuoi në çmimin e 2-të: Notebook (laptop), i cili iu dha Hygerta Imerit (klasa e 8-të) dhe Arnold Dritës (klasa e11-të).

Çmimi i 3-të përmbante një çantë me ëmbëlsira, e cila iu dha Orion Didos (klasa e 9-të) dhe Kristi Marës (klasa e 11-të).

Ishte një ditë e gjatë, por shumë e bukur dhe e këndshme për të gjithë të pranishmit. Gjatë këtij konkurimi, nxënësit mësuan jo vetëm për kreativitetin e pafundmë brenda tyre, por edhe për rëndësinë e punës në grup. konkurimi KODU CUP provoi, se nëse u jepet shansi, për të eksploruar, mësuar dhe krijuar, nxënësit shqiptarë nuk zhgënjejnë kurrë!


KODU Cup 2013

Më 17 Maj M. & M. Ivanaj Foundation Institute ishte sërish pjesë e evenimentit të përvitshëm të Microsoft Albania KODU CUP. Ky aktivitet, që inkurajon fëmijët të moshave nga 12 vjeç të krijojnë lojërat e tyre kompjuterike, ishte përsëri me një audiencë dhe pjesëmarrje të konsiderueshme me një prezantim të rreth 40 lojërave në panelin e jurisë. Një nga pjesëtarët e jurisë ishte Menaxherja jonë e Zhvillimit, Ida Shehu,  e cila ishte sërish e mahnitur nga niveli i kreativitetit dhe iniciativës që u tregua në këtë konkurim nga kaq shumë nxënës të vegjël.

Ia vlen të përmenden disa  fakte mjaft interesante të cilat e bën këtë eveniment shumë më ndryshe nga ai i 2012-tës. Si fillim, KODU CUP i këtij viti, kishte vetëm disa lojëra ku qëllimi ishte gjuajtja në shënjestër. Kishte gjithashtu më pak lojëra me gara me makina sesa në 2012-tën, nxënësit anuan nga zgjedhja e krijimit të lojërave edukative. Shumica e lojërave edukative ishin të fokusuara në mbrojtjen e mjedisit  si për shembull asgjësimi i centraleve elektrike, ose mbjellja e sa më shumë pemëve për të grumbulluar pikë. Një tjetër ndryshim interesant, ishte edhe ndryshimi në rrethin e fituesve ku përfshiheshin më shumë femra, 4 për të qenë më ekzakt, ku 2 prej tyre ishin pjesë e të njëjtës skuadër.


Gjithë e gjithë, provoi të ishte një ditë e mbushur me konkurrencë, kreativitet, çmime dhe mbi të gjitha , qejf! Projekte si KODU CUP i Microsoft Albania janë të rralla në atë që ato synojnë, t’u mësojnë nxënësve në mënyra argëtuese dhe të inkurajojnë përdorimin më të gjerë të imagjinatës. Ivanaj Foundation synon t’i përdorë këto kualitete edhe në projektet dhe aktivitetet e tij.

By | 2019-03-21T14:11:22+01:00 June 24th, 2013|Projekte, Trajnime Edukative|0 Comments

About the Author:

X