Nga Drita Ivanaj
Presidente e Fondacioneve Ivanaj
New York – Tirana

M&M Ivanaj Foundation in AlbaniaSot, unë jam shumë e gëzuar, të lajmëroj, që më në fund, arrita të kem kontroll fizik mbi pasurinë time në Tiranë.  Këtë e pasuri e kam marrë me dokumente të rregullta që më 1995, si trashëgimi që i përkiste familjes time.

U deshën plot 14 vjet, me procedura legale të shpleks këtë mpleksje, derisa drejtësia mbizoteroi.
Tani unë kam nderin dhe kënaqësinë më të madhe të vë pasurinë time në dispozicion të Fondacioneve të krijuara prej meje në New York, më 1995 dhe në Tiranë, më 1996, në kujtim të babait tim Martin dhe të xhaxhait Mirash.

Janë plot 70-te vjet, kur familja ime u largua nga shtëpia pasi ajo u konfiskua nga qeveria fashiste me 1939. Pas Luftës së Dytë Botërore pasuria ishte marrë me forcë nga diktatura komuniste që e mbajtën rreth ngjysmë shekulli.  Gjatë periudhës së Demokracisë (pas 1990) shtepinë time dhe gjithë pronën e ka përdorur komanda e një reparti ushtarak. Tani ata janë transferuar dhe e kanë liruar shtëpinë.

property_2_largeËndrra e jetës sime po bëhet realitet dhe të tjera ëndrra do të realizohen, pasi Fondacionet Ivanaj do të kenë qëndren e tyre në Tiranë. Aty do të ngrihet Flamuri Shqiptar, Flamuri origjinal i familjes time i ruajtur me shumë kujdes ndër dekada, Flamuri Kuq e Zi do të valvitet krenar në Shtepinë-Fondacion Martin & Mirash Ivanaj.

Rroftë Shqiperia!