Fondacioni Martin dhe Mirash Ivanaj i New York-ut, SH.B.A dhe Instituti i Fondacionit M. & M. Ivanaj i Tiranës, Shqipëri, janë Fondacione simotra që ndajnë një mision të përbashkët. Të dyja janë të regjistruara si organizata jo-fitimprurëse në vendet e tyre përkatëse dhe kombinojnë punën dhe përpjekjet e tyre për të realizuar në mënyrë optimale qëllimet dhe objektivet e tyre të deklaruara.

Misioni Ynë

Misioni i Fondacioneve Ivanaj është të nxisë dhe të çojë përpara interesat publike në kulturën dhe arsimin Shqiptar brenda dhe jashtë vendit; të inkurajojë dhe shpërndajë njohuri mbi traditat shqiptare intelektuale, juridike dhe shkencore; të kultivojë ide të reja inovative dhe sipërmarrëse duke i kthyer në projekte domethënëse dhe partneritete të suksesshme; të mbështesë edukimin e popullit shqiptar duke dokumentuar historinë e tij heroike dhe propaganduar dijen për përparimin e Shqipërisë në botën e lirë.

Objektivat tona

Në kuadër të misionit tonë, aktivitetet e Fondacionit përfshijnë konferenca edukative, seminare, forume në SH.B.A., Shqipëri dhe vendet të tjera të rajonit. Në Shqipëri ne sigurojmë ambientet dhe pajisjet për trajnime jo formale të natyrave të ndryshme për pjesëmarrës të të gjitha moshave si dhe baza të dhënash, referenca dhe shërbime bibliotekare për vizitorë kërkues dhe akademikë. Për më tepër mbështesim menaxhimin e projekteve për transformimin e koncepteve inovative të të rinjve në sipërmarrje biznesi, si dhe publikojmë dokumentacione historike për qëllime edukative. Për këto dhe të tjera projekte ne zhvillojmë partneritete dhe bashkëpunime me institucione të ngjashme në botë.

Mesazh nga themeluesja

Përshëndetje dhe faleminderit që po e vizitoni faqen tonë!

Unë jam Drita Ivanaj, vajza e Dr. Martin Ivanaj dhe mbesa e Prof. Mirash Ivanaj. Dy vëllezërit Ivanaj janë figura të rëndësishme historike në Shqipëri, për shkak të kontributit të tyrenë fushën e ligjit, kulturës dhe arsimit. Gjatë jetës dhe punës së tyre, ata gjithmonë shfaqën, patriotizëm, integritet, intelektualizëm, dhe besnikëri. Është dëshira jonë që të shohim këto kualitetet të ruhen në jetën Shqipëtare në të ardhmen.

Ivanaj Foundations të New York dhe Tiranës u krijuan në memorien e tyre, për të inkurajuar, ndihmuar dhe për të krijuar mundësi të reja në fushën e arsimit kulturës për Shqipëtarët e të gjitha moshave dhe të gjitha fushave.

Si themeluesja e kësaj organizate, unë vazhdoj t’ia përkushtojë të gjithë kohën, energjinë, eksperiencën, dhe ndihmën financiare zgjerimit të saj. Falë këtij website-ti, unë kam besimin se Shqipëtarët kudo në botë, si dhe miqtë e Shqipërisë, do të demonstrojnë dëshirën e tyre për të marrë pjesë në këtë përpjekje duke na mundësuar ndihmën dhe ekspertizën e tyre, ose duke na mundësuar ndihmën financiare për të çuar përpara synimet tona.

Mirë se erdhët! Shpresoj të na shkruani!

Misioni, Vizioni & Objektivat Tona

profile-pic

Ambiente bashkohore dhe staf i kualifikuar 😊

April 13, 2019

Rinor Xherimeja Electrical Engineer at FUSHE KRUJE CEMENT FACTORY SH.P.K
profile-pic

Këto fondacione simotra kanë një mision të përbashkët: avancimin e edukimit dhe kulturës për shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ka qenë një privilegj për mua të ndiqja zhvillimin e tyre prej dy dekadave tashmë, duke filluar që nga roli im si ambasadori i parë i SH.B.A-së në Shqipëri dhe duke vazhduar me një vizitë personale në selinë e tyre të Tiranës vjeshtën e kaluar. Përpjekjet e vazhdueshme dhe rezultatet impresionuese tejkalojnë arritjet e shumicës së sipërmarrjeve të tjera të këtij lloji.

U desh goxha kohë për t’i kthyer ato në gjendjen plotësisht funksionale që janë sot, vështirësuar nga pengesa ligjore dhe financiare (pa përmendur pengesat që vinin nga relike të mbetura të regjimit të përmbysur komunist). Megjithatë dedikimi dhe motivimi i pashoq i themelueses së tyre, Drita Ivanaj, së bashku me personat të cilët ajo i frymëzoi për ta ndihmuar, kanë mbizotëruar dhe sot Fondacionet janë aktive dhe do të vazhdojnë të ofrojnë informacione shtesë mbi progresin dhe programet e tyre në këtë faqe.

Suksesi i OJF-ve të tilla, që sigurojnë shërbime thelbësore, qëndron në lartësinë e motivimit dhe dedikimit të stafit të tyre, dhe duke u bazuar në këtë shkallë matjeje Fondacionet Ivanaj janë ndër më të mirët. Përveç gjërave që i kanë arritur tashmë, dhe projekteve të ardhshme të planifikuara, selia e Fondacioneve në Tiranë do të ofrojë shumë shpejt shërbime të tjera të nevojshme për publikun: një bibliotekë për kërkues dhe studentë, një vend për takime, për të studiuar, për të zhvilluar network-un social dhe për të shkëmbyer ide në mënyrë globale nëpërmjet pajisjeve kompjuterike, të gjitha këto të pranishme në ambientet e Fondacionit. Kjo qendër kulturore do të përmbajë një sërë aktivitetesh që janë në linjë me misionin e Fondacioneve, dhe do të jetë e para në llojin e vet në Shqipëri.

Unë, në të njëjtën kohë, e aprovoj dhe e mbështes punën e këtyre Fondacioneve sepse kam parë punën që kanë bërë deri më tani dhe potencialin për të vazhduar ta bëjnë në Tiranë. Unë inkurajoj secilin prej jush të më bashkoheni sipas mundësive qe keni, qoftë me mbështetje direkte financiare ose me kontribute in-kind ose pro bono për të avancuar edukimin për të gjithë qytetarët e këtij aleati të NATO-s. Këto Fondacione trajtojnë në mënyrë të barabartë të gjithë prurjet pavarësisht etnisë, gjinisë ose bindjeve politike dhe fetare të tyre.

Publikuar: Shtator. 2013

William E. Ryerson Ambassador of the United St ates of America (Retired)