Ka qenë një vit intensiv pune për gjithë stafin dhe grupin tonë të vullnetarëve.

Numri i anëtarëve në grup u rrit dhe midis tyre lindi nje lidhje harmonike dhe spontane shoqërie.

Angazhimi i ekipit tonë rinor na ka bërë të ndihemi krenar dhe ishte pikërisht kjo arsyeja që na frymëzoi për të zhvilluar një program të dedikuar, duke krijuar disa pozicione mjaft interesante ku ata mund të përfshihen në punën e tyre si vullnetarë. Në lidhje me këtë risi, do të publikojmë së shpejti një blog të detajuar.

Është vështirë per rininë e vendit tonë të depërtojë vështirësitë dhe vizionin monokromatik të jetës që mundohen ta lënë prapa, pavarësisht perceptimit shpresëplotë që çdo i ri ruan brenda vetes së tij.

Siç edhe përcaktohet në misionin e fondacionit, qendra jonë kulturore tashmë operative është shndërruar në një burim për ide dhe projekte që do të shërbejnë si një rrjet për zhvillimin e programeve sociale rinore.

Vullnetarizimi nënkupton punën me të tjerët për të dhënë një kontribut domethënës përkundrejt një komuniteti më të mirë.

Por, vullnetarizimi përmban më shumë sesa të qenurit altruist. Vullnetarizmi shpesh i ndihmon vullnetarët në më shumë mënyra sesa personat dhe projektet që ata mbështesin.

Përveç përmirësimit të CV-së të tyre, vullnetarizmi mund të ketë një efekt transformues në jetët e tyre personale. Ja disa nga gjërat më rëndësishme që ofron vullnetarizmi tek të rinjtë:

*Mësimi i aftësive të reja

Një gjë fantastike që mund të ofrojë vullnetarizmi është një kuptim i ri mbi aftësitë personale të individit. Çdo detyrë mund të ndihmojë të kuptuarit sesi mund të arrihet diçka e re. Vullnetarizmi është metoda perfekte për të zbuluar dhe zhvilluar një aftësi të re.

*Sfidon të ardhmen tuaj.

Një efekt i shtuar i vullnetarizmit është mundësia për të provuar karriera të ndryshme, shkollime dhe mundësi. Vullnetarizmi mund të ndihmojë në konsolidimin e interesave vetjake.

*Njohja e personave të rinj

Edhe pse mund të mos tingëllojë unike vetëm për vullnetarizmin, njohja e personave të rinj mund të ketë një aspekt të ndryshëm gjatë vullnetarizmit sesa në vende të tjera.Mundësia për të njohur dhe biseduar me persona të rinj krijon një mënyrë të re  të të shikuarit të botës që zgjeron horizontet.

 

*Arritja e diçkaje të rëndësishme!

Ndonjëherë, kontributi ndaj komunitetit mund të jetë shpërblyes dhe mund të jap një sens kompletimi. Megjithëse disa aftësi mund të ndihmojnë komunitetin, ato mundet edhe të zhvillojnë vetë-vlerësimin duke arritur diçka të pamenduar më parë.

Si konkluzion: vullnetarizmi është më tepër sesa një mënyrë për të zhvilluar eksperiencat që mund të përdoren në CV ose për sigurimin e një reference. Ajo që mësohet gjatë këtij procesi mund të garantojë efekte që zgjasin shumë dhe mund të shërbejë si një gur themeli për pjesën tjetër të jetës.

Ne e duam çdo anëtar të ekipit tonë vullnetar dhe dëshirojmë që grupi ynë të rritet, zhvillohet, piqet dhe të bëhet një forcë efektive për vendin tonë. Për tu bërë pjesë e grupit tonë kliko këtu.