Edhe këtë vit Fondacioni Ivanaj organizon fushatën e fund vitit për të ndihmuar fëmijët në nevojë. Vitin e kaluar shpërndamë dhurata për 94 fëmijë në shkollën “4 Dëshmorët” në Tiranë.

Këtë vit, lodrat dhe librat e mbledhura do të shkojnë për fëmijët e shkollave 9 vjeçare në nevojë jashtë Tiranës.

Ju mund të dhuroni lodra ose libra për fëmijë për moshat 4 deri 14 vjeç pranë Fondacionit Ivanaj në kutinë e lodrave në katin e pare. Ju gjithashtu mund të kontribuoni financiarisht në faqen e webit tonë ose personalisht pranë ambienteve të fondacionit.

Fushata do të vazhdojë nga data 5 nëntor deri më 14 dhjetor 2018. Pas kësaj date lodrat e grumbulluara do të paketohen dhe dërgohen pranë shkollave në nevojë për t’u shpërndarë.

Kontakt: Fondacionet Ivanaj

Rr. Perlat Rexhepi, Nd. 19, H.9 Tiranë

Tel: 04 450 2680/ email: [email protected]