Faza e II e Qëndrës tonë Vullnetare.

Të premten më 24 Maj, i gjithë grupi u mblodh për të diskutuar diçka shumë të rëndësishme dhe të domosdoshme për të ecur përpara dhe për të arritur qëllimin tonë të rradhës.

Për herë të parë iu prezantuan grupit gjashtëmbëdhjetë pozicionet e reja vullnetare të menduara dhe të hartuara posaçërisht për ta.

Këto pozicione janë të ndryshme dhe të veçanta, duke filluar nga role si avokimi, planifikim eventesh, mbledhje fondesh dhe role stimuluese si shoqërues grupi, fotograf etj.

Çdo pozicion do të ketë të paktën 4 – 5 anëtarë në grup, dhe një person i cili do të udhëheqë grupin si lider, duke krijuar një sistem funksional, më efikas dhe të shpejtë të punës.

Udhëheqësi i grupit do të shërbejë si urë lidhëse midis Koordinatorit tonë të Vullnetarëve dhe pjesëtarëve të tjerë të grupit.  Ata do të zbatojnë projekte, seminare, dhe do të organizojnë aktivitete zbavitëse, edukative dhe, shpesh, me qëllim mbledhjen e fondeve. Të gjitha keto do të mundësohen nga ekipi ynë i Vullnetarëve.

Familja jonë e madhe është e vendosur tashmë për të finalizuar disa objektiva dhe për të arritur qëllime konkrete.

Muajt që kemi përpara premtojnë të jenë të mbarë, dhe mezi presim të ndajmë me ju rezultat e punës të ketyre muajve. Suksese të mëtejshme Grupit!

By | 2019-05-27T15:30:42+01:00 May 27th, 2019|Blogu, Vullnetar|0 Comments

About the Author:

Jona is the Administrative Assistant of the M. & M. Ivanaj Foundation Institut.
X