Dita Ndërkombëtare e Rinisë

Për të tërhequr vëmendjen tek një sërë çështjesh kulturore dhe ligjore rreth të rinjve, sot më 12 gusht, që është Dita Ndërkombëtare të Rinisë po ndajmë me ju një ese të shkurtër nga një prej vullnetareve tona të talentuara, Vanesa Guri.

Në të gjithë botën, të jesh i ri do të thotë të kesh gjithçka në duart e tua; do të thotë të jesh i pandalshëm; i guximshëm për të gjetur motivimin brenda vetes; për të jetuar jetën me pasion dhe çiltërsi.

Të jesh i ri është dhurata e natyrës për njerëzimin që sjell risi në shoqëri, në mënyrë që ta motivojë atë të kuptojnë energjinë pozitive që sjellin gjeneratat e reja.

Por ky nuk është realiteti i përbashkët për çdo të ri në botën tonë të vogël, por edhe të madhe. Ka disa çështje të ngjashme me të cilat ata përballen si depresioni, çrregullimi i identitetit, bullizmi, ankthi, vetëbesimi i ulët dhe problemet që ndërveprojnë dhe pengojnë krijimin e marrëdhënieve me të tjerët.

Disa prej tyre përballen çdo ditë me çështje të rënda që kërcënojnë jetën, si lufta, sëmundjet e ndryshme dhe pasojat e pakthyeshme si vdekja. Statistikat tregojnë se 1 në 10 adoleshentë jetojnë në zona konfliktuale dhe 24 milion prej tyre kanë lënë shkollën.

Adoleshentët në Tiranë janë entuziastë dhe të etur për të punuar më shumë për një të ardhme më të mirë. Sigurisht, nëse ata janë me fat që t’u ofrohet mundësia.

Por ka të rinj që jetojnë në zonat periferike të Shqipërisë ku të jesh i ri ka problematikat e veta. Ata nuk kanë shumë opsione, dhe për shkak të mentalitetit të mbyllur, edhe cilësia e jetës ulet duke krijuar një imazh të qartë të mundësive të tyre për një të ardhme më të mirë. Në një botë e cila përballet çdo ditë me terrorizëm, radikalizëm, dhunë si asnjëherë më parë, data 12 gusht është një ditë jo vetëm për t’u festuar, por për t’u ndërgjegjësuar dhe hapur sytë rreth këtyre problematikave.

Rinia është e ardhmja e kësaj bote. Ata e kanë në dorë fatin e tyre dhe mund të ndihmojnë njëri-tjetrin për të evoluar në versionin më të mirë të tyre dhe për të sjellë një zhvillim sistematik e për t’i dhënë shpresë atyre që ndihen të pafuqishëm dhe të humbur.

Hap pas hapi, secili prej nesh mund të bëjë një përpjekje për një jetë më të mirë dhe kjo do të thotë të bëhemi të ndërgjegjshëm ndaj veprimeve që kryejmë, të kemi një vizion të qartë se çfarë duam dhe çfarë duam të arrijmë, dhe në ç’mënyrë secili prej nesh ndikon në të ardhmen e vendit tonë dhe racës njerëzore.

Jemi të gjithë të bashkuar në këtë mision për një të ardhme të ndritur dhe organizata si Fondacioni Ivanaj, ndihmojnë duke ofruar udhëheqje dhe mundësi në këtë drejtim.

 

Autor: Vanesa Guri

By | 2018-08-10T17:26:03+01:00 August 12th, 2018|Blogu|0 Comments

About the Author:

Jona is the Administrative Assistant of the M. & M. Ivanaj Foundation Institut.
X