Dita ndërkombëtare e gruas

Dita ndërkombëtare e gruas 2019 nuk duhet të jetë vetëm një ditë në calendar. Gratë duhet të vlerësohen gjithë kohën jo vetëm në këtë ditë. Sa e sa herë shikojmë në lajme histori tragjike grash apo vajzash që nuk respektohen, goditen, keqtrajtohen në mënyrë brutale ne familje, punë dhe shkollë vetëm sepse janë femra. Tema e këtij viti është “Mendo me barazi, ndërto me zgjuarsi, bëhu pjesë e ndryshimit”

Studimet e UN Women tregojnë që 740 milion gra aktualisht fitojnë të ardhura në ekonominë informale me akses të kufizuar në mbrojtjen sociale, shërbimet publike dhe infrastrukturën që të mund të rrisin produktivitetin e tyre dhe sigurinë e punësimit. Një në tre gra kanë probabilitet të bëhen objekt dhune gjatë jetës së tyre, por pavarësisht nga kjo shërbimet publike, planifikimi urban dhe sistemi i transportit publik shumë rrallë marrin parasysh sigurinë e gruas kur ndërtohen. Prandaj, në fokus këtë vit është inovacioni për barazi gjinore dhe fuqizimi i grave globalisht.

Objektivat që duam të realizojmë nuk mjaftojnë për të arritur barazinë gjinore deri në 2030.

Arritja e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm kërkon ndryshime transformuese, qasje të integruara dhe zgjidhje të reja, veçanërisht në përpjekjet për barazi gjinore dhe fuqizim të të gjitha grave dhe vajzave.

Në vitet e fundit Shqipëria ka përmirësuar statusin e gruas dhe promovuar barazinë gjinore. Megjithatë, vendi ynë përballet me shumë sfida në drejtim të shfaqjes dhe shfrytëzimit të plotë të potencialit të grave në tregun e punës dhe ekonomi, rritjes së pjesëmarrjes në vendim-marrje dhe çrrenjosjen e dhunës së gjithanshme ndaj grave, sidomos brenda familjes.

Sot ne festojmë të gjitha gratë e bukura, të shkëlqyera dhe bujare të këtij vendi, nënat, vajzat, mesueset tona, ato që luftojnë çdo ditë për të drejtat e tyre.

Fuqizoni gratë, fuqizoni komunitetin! Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas 2019!

#BalanceforBetter #IWD2019 #genderequality

#WomenEmpowerment

By | 2019-03-08T10:14:48+01:00 Mars 8th, 2019|Blogu|0 Comments

About the Author:

Jona is the Administrative Assistant of the M. & M. Ivanaj Foundation Institut.
X