Disa aktivitete të rëndësishme për situatën aktuale

Javën e kaluar, në hyrjen e zyrave të Fondacionit në Tiranë, ne kishim vënë kutinë për “Fushatën e Lodrave” që i mbledhim cdo fundviti për fëmijët e familjeve në nevojë, kur Nëna Natyrë vendosi të na godiste me një seri tërmetesh të cilët shkatërruan zonat veri- perëndimore të Shqipërisë dhe sollën humbje jetësh. Ndërkohë që skuadra nga vende të ndryshme vazhdojnë të punojnë për shpëtimin e njerëzve nën rrënoja, dhe shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, po grumbullojnë sasi të mëdha ndihmash dhe kontribuojnë financiarisht në shumë mënyra, edhe ne po bëjmë pjesën tonë. Pas goditjet, ndërkohë, vazhdojnë në intervale kohore dhe magnituda të ndryshme.

Gjatë vitit, websit-i ynë mundëson më shumë se një mënyrë për kontribut fiananciar dhe nëpërmjet këtij mesazhi ne ri-konfirmojmë këtë mundësi dhe ju sigurojmë që gjithcka që na dhurohet përdoret gjithmonë për qëllimin e caktuar. Të gjithë ata që na kanë kontaktuar, edhe për situatën aktuale, i falenderojmë që na kanë besuar ne dhe mënyrës sonë të bërjes së gjërave.

Në Fondacionin Ivanaj, përveç aktiviteteve specifike të vecanta që vazhdimisht ofrojmë, si trajnime, asistencë, këshillime, prezantime në lidhje me projektet tona kulturore e edukative etj., ne jemi gjithashtu të angazhuar në një gamë aktivitetesh me bashkëpunëtorë dhe vullnetarë. Një nga ato është “Fushata e Lodrave” që bëjmë cdo vit, duke mundësuar libra dhe dhurata për fëmijë të të gjitha moshave.

Për shkak të rrethanave të këtij viti, fushata jonë nuk duhet konsideruar thjeshtë si mbledhje lodrash, por si një mundësi për të siguruar disa produkte esenciale sidomos për bebe dhe fëmijë (deri tani 9000 është numri i tyre në nevojë) që këtë vit mund edhe të mos kenë një shtëpi ku të kalojnë pushimet e fundvitit. Disa nga këto produkte do të blihen nga ne me kontributet tona dhe të atyre që do të na dërgohen nga ata që dëshirojnë.

Falenderime shkojnë për ata që, për shembull, kanë dhuruar batanije, të cilat ne i kemi dërguar tashmë në qendrat e ndihmave, dhe për ata që preferojne të dërgojnë para, të cilat do të përdoren me kujdes për blerjen e produkteve të nevojshme dhe dhuratave për fëmijët. Stafi ynë, bashkë me vullnetarët, do t’i mbështjellin pakot, të cilat do të shpërndahen, nga mesi i dhjetorit, aty ku janë më të nevojshme.

Ndërkohë, ne po kontaktojmë me njerëz që kanë nevojë të bisedojnë dhe ndajnë shqetësimin e tyre dhe po vlerësojmë kërkesa për përdorim të përkohshëm të zyrave tona nga organizata të tjera të cilat zhvillojnë projekte që kanë të bëjnë me mbledhje të dhënash dhe nuk mund të shfrytëzojnë më ambientet e tyre të mëparshme. Në të njejtën kohë po i përdorim ambientet tona për nevoja të manaxhimit dhe stafit tonë. Është vërtetë koha për falenderime dhe ndjehemi të bekuar që kemi miq dhe ndihmë të vazhdueshme.

By | 2019-12-03T13:38:32+01:00 Dhjetor 2nd, 2019|Blogu, Trashëgimia Kulturore, Vullnetar|0 Comments

About the Author:

X