DHURO NJË LODËR – MERR NJË BUZËQESHJE

Homemade-ack-cardA e dini se shumë familje shqiptare me të ardhura të ulëta e kanë të vështirë të blejnë ushqime për fëmijët e tyre e jo më lodra e dhurata? Ndërsa ka shumë organizata bamirësie të cilat e fokusojnë punën e tyre tek ndihmesa me ushqime dhe rroba dhe përpjekjet e tyre janë për t’u lavdëruar, fëmijët ndonjëherë kanë nevojë edhe për lodra dhe dhurata, dhe ne mendojmë që për Festat e Fundvitit asnjë fëmijë nuk duhet të mbetet pa dhuratë.

Si pjesë e punës sonë për bamirësi, dhe jo thjesht se jemi Fondacion, sepse bamirësi mund të bëjë çdo individ nëse dëshiron, ne po organizojmë eventin: “Dhuro një lodër, merr një buzëqeshje” në mbështetje të iniciativës së Shkollës “4 Dëshmorët” në Tiranë për të ndihmuar nxënësit në nevojë të kësaj shkolle.

Homemade-gift-boxLodrat që dëshironi të dhuroni mund të vendosen në KUTINË E LODRAVE e cila ndodhet në katin e parë të Fondacionit, ose shumat monetare mund t’i hidhni në KUTINË E DONACIONEVE që ndodhet tek recepsioni në katin e dytë të Fondacionit. Paratë e grumbulluara do të përdoren për blerjen e lodrave për fëmijët e kësaj shkolle.

Kjo iniciative do të vazhdojë deri më datë 15 dhjetor 2017. Pas kësaj date lodrat e grumbulluara do të paketohen dhe dërgohen pranë shkollës “4 Dëshmorët” për t’u shpërndarë.

Falenderojmë të gjithë kontributorët tanë për suksesin e këtij eventi!

 

Vendndodhja e KUTIVE TË LODRAVE:

Fondacioni Ivanaj

Rr. Perlat Rexhepi, Nd. 19, Tiranë

Tel: 04 450 2680/ email: [email protected]

Ose

Supermarketi “Spar”
Rr. Perlat Rexhepi,
Tirane
Perballe “Tiki Bar”.


Zhvillimet më të fundit mund t’i gjeni edhe në Facebook: https://www.facebook.com/events/2025543657720320/

By | 2019-03-05T11:52:34+01:00 Nëntor 27th, 2017|Blogu, Trashëgimia Kulturore|0 Comments

About the Author:

Ms. Ivanaj is the founder and President of The Martin and Mirash Ivanaj Foundation in New York, and the M. & M. Ivanaj Foundation Institute in Tirana (Albania)
X