DHURIM VEPRASH ARTI

Kohët e fundit, Ivanaj Foundation Institut në Tiranë ka qenë përsëri përfitues i veprave të artit, këtë herë dhuruar  nga piktori, arkitekti dhe shkrimtari Shqiptar, Max Velo.

Ai ka dhuruar 7 vepra të ndryshme që, sipas tij, u frymëzuan nga personaliteti i Mirash Ivanaj, të cilin ai po ashtu e lidh me një ish të burgosur politik gjatë ditëve të errëta të Shqipërisë. Veprat ndryshojnë në madhësi dhe në llojin e artit, nga skica të vogla me laps mbi letër, tek dy te medha te skicuar me qymyr druri dhe  bojë vaji. Të gjitha këto, të bazuara vetëm në disa fotografi që janë shfaqur në vitet e fundit në artikujt e gazetave që ilustrojnë jetën dhe punën e Mirash Ivanaj për vendin e tij: Shqipërinë.

Si mbesa e xhaxhait tim të dashur Mirash, i jam mirënjohëse artistit që sapo kam pasur kënaqësinë të takoj dhe ta prezantoj me ambjentet e Fondacioneve Ivanaj. Këto vepra tani janë të vendosura përgjithmonë në zyrat tona.

By | 2019-05-22T14:31:30+01:00 Maj 22nd, 2019|Blogu, Trashëgimia Kulturore|0 Comments

About the Author:

Ms. Ivanaj is the founder and President of The Martin and Mirash Ivanaj Foundation in New York, and the M. & M. Ivanaj Foundation Institute in Tirana (Albania)
X