BOTIM I RI SHQIPTAR

“Kulla e shpresës sime…….”

Fondacionet Ivanaj te New York dhe Tiranes, organizata jo-fitimprurese, qe i kushtohen “Progresit ne Arsim dhe Dituri per te Ardhmen e Rinise Shqiptare” kane kenaqesine t’ju  prezantojne botimin e nje broshure me poezi, te shkruar nga Martin dhe Mirash Ivanaj gjate periduhes se rinise se tyre.

Nderkohe qe studjonin ne Beograd, ne fillim te viteve 1900, ku gjuha zyrtare ishte serbo-kroatishtja, keta dy vellezer shfaqen prirjen e tyre letrare duke krijuar vepra qe u botuan ne shume revista lokale, kulturore te kohes. Kjo broshure permban 34 poezi, te zbuluara vetem gjate 10 viteve te fundit.

Ne 100-vjetorin e botimit origjinal te tyre, ato jane tani ne dispozicion te publikut ne kete pamflet, ne versionin shqip, nga Prof. Pjeter Dreshaj, nje pasardhes i familjes Ivanaj me banim ne Mal te Zi, i cili prezanton gjithashtu nje koment referimi personal (edhe ne Anglisht) mbi poezitë.

Parathenia ne Anglisht dhe Shqip eshte siguruar nga Drita Ivanaj, presidente e Fondacionit Ivanaj, se bashku me nje perkthim shtese ne Anglisht te shtate poezive.
Ky koleksion u botua ne Shqiperi muajin e kaluar dhe shume shpejt do te mundesohet edhe ne Shtetet e Bashkuara.

Per te porositur kopje, ju lutem klikoni ketu.