Bashkë me shpresën!

Siç është bërë e ditur edhe nëpërmjet mediave tashmë, në orët e para të 26 nëntorit 2019, një tërmet me magnitudë 6.4 goditi pjesën qendrore-perëndimore të Shqipërisë dhe u ndje fuqishëm në Tiranë, qytetin portual të Durrësit dhe në Thumane. Ndërtesa të tëra u rrënuan në dy zonat e përmendura dhe përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë. Më shumë se 40 njerëz u nxorën të gjallë deri më tani, por për fat të keq 26 nuk arritën. Ndërsa 650 persona janë duke u trajtuar për lëndime dhe gjendje paniku në spitalet e Tiranës dhe Durrësit, qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për zonat e prekura dhe ka shpallur 27 Nëntorin një Ditë Kombëtare të Zisë!

Është një fund i trishtuar i Nëntorit ndërsa pushimet po afrohen. Këtë vit, 28 nëntori, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Dita e Falënderimeve mund të ishin festuar bashkërisht, por kjo situatë fatkeqe dhe e paparashikuar na bën të gjithëve, këtu në Shqipëri, të jemi dyfish mirënjohës. Gjatë një periudhe 24 orëshe në Fondacionin tonë, ne kemi marrë mesazhe dhe pyetje të shumta në lidhje me sigurinë tonë nga miqtë në të gjithë globin (SHBA, Kanada, Danimarkë, Gjermani, Itali, Izrael, etj.).  Ritheksojmë që, edhe pse të gjithë u prekëm mjaft emocionalisht, ne jemi thellësisht mirënjohës për shqetësimin e tyre dhe i sigurojmë të gjithë se jemi mirë fizikisht, dhe po kështu janë shtëpitë dhe ambientet tona të Fondacionit këtu në Tiranë. Ne jemi të bekuar që punojmë në një ndërtesë të fortë të ndërtuar me standardet më të fundit, dhe në zyra moderne dhe të pajisura mirë që admirohen nga mijëra njerëz që na kanë vizituar ose marrë pjesë në aktivitetet tona.

Ne shfrytëzojmë këtë mundësi për të rinovuar gjithashtu falënderimet dhe mirënjohjen për të gjithë përkrahësit tanë, bashkëpunëtorët, miqtë dhe vullnetarët kudo. Ne jemi me fat që ju kemi në anën tonë dhe ndjehemi të pasur që kemi mundësi të mbështetemi në ndihmën tuaj.
Jemi mirënjohës për të gjitha përpjekjet e bëra për të ndihmuar shqiptarët e prekur gjatë kësaj kohe kritike, mendimet dhe lutjet tona bashkohen me të gjithë të tjerët me shpresën që të mos konfirmohen më viktima dhe që personave të prekur do t’u sigurohet strehim dhe shtëpi në dimrin që po afron.

By | 2019-12-03T13:38:24+01:00 Nëntor 27th, 2019|Blogu|0 Comments

About the Author:

X