Siç kemi treguar në fillim të këtij muaji, aktivitetet e vjeshtës po rriten në numër dhe po marrin vrull!

Sapo prezantojme një aktivitet te parashikuar në kalendarin tonë (që vendoset në faqen tonë të internetit dhe media të tjera sociale për njoftimin e pjesëmarrësve), aktivitete të organizuara nga grupe apo organizata të tjera përvijohen në horizont. Kjo ka ardhur falë zgjerimit të rrjetit dhe ambjenteve tona, tashmë të njohura, moderne dhe të rehatshme, në qendër të qytetit, të shoqëruara nga atmosfera miqësore, e gjindshme dhe mikpritëse e stafit tonë.

Programi “Klubi i Teknologjisë së të Moshuarve” vazhdon çdo javë për kënaqësinë e një grupi të moshuarish, të cilët bashkëveprojnë me disa nga vullnetarët tanë. Gjatë javës së kaluar në ambjentet tona u festua “Dita Botërore e Vlerave”, me një aktivitet nga ALVA, për të cilën Fondacioni Ivanaj mori një Çertifikatë Vlerësimi.

Duke u marrë me të gjitha llojet e aktiviteteve dhe organizimeve në ambjentet tona gjatë dy viteve të fundit zgjeruam njohuritë edhe eksperiencat në lidhje me metodën e ç’organizuar të planifikimit që është pjesë e mënyrës shqiptare të punës. Nga ana tjetër, jemi të mbingarkuar si rezultat i kërkesave për të ndarë njohuritë dhe eksperiencat tona dhe jemi të lumtur ta bëjmë këtë, jo vetëm nëpërmjet trajnimeve të organizuara, por edhe në bazë individuale gjatë marrëdhënieve të biznesit të përditshëm. Ndihemi krenarë që jemi një forcë e palëkundur që u jep mbështejen e nevojshme organizative kur kërkohet, falë eksperiencës së fituar pas dekadave të jetesës dhe arsimimit sipas mënyrës amerikane.

Marrim shkas të shprehim përsëri mirënjohjen ndaj miqve të vjetër dhe të rinj të Fondacionit në New York, që na kanë mbështetur moralisht dhe financiarisht përgjatë viteve, edhe para se teknologjia moderne të mundësonte kontributin online.

Gjejmë rastin të pohojmë që marrim kontribute financiare të cilat përpunohen automatikisht nëpërmjet Network for Good, Paypal, Amazon Smile, etj, Këto alternativa, të ofruara nga faqja “Dhuro” e faqes sonë të internetit, përdoren gjerësisht nga kontribuesit tanë. Megjithëse atyre u dërgohet menjëherë konfimim nga këto shërbime, duam t’i falenderojmë edhe ketu për kujdesin dhe bujarinë e tyre, që na shtyn të forcojmë vendosmërinë tonë për të punuar drejt synimeve të përcaktuara për të përmbushur misionin e Fondacioneve Ivanaj.