Shtatori 2019 në Shqipëri do të mbahet mend për shumë kohë për mbylljen e sezonit të verës me mjaft zhurmë! Lëvizjet e forta sizmike që I tronditën dhe traumatizuan të gjithë për 2 ditë të plota, të cilat filluan më 21 shtator dhe vazhduan për dy dite me qindra të tjera të forta, u pasuan nga shirat e rrëmbyeshëm që prodhuan situata të rrezikshme dhe katastrofale në të gjithë vendin.
Tani gjethet kanë filluar të ndryshojnë ngjyrën e tyre edhe në Tiranë, përgjatë bulevardeve të saj, me gjithë vazhdimin e motit të nxehtë, të ndërthurur vetëm mbrëmjeve nga stuhitë e shpërndara atje këtu.
Ne jemi të lumtur që ambientet e Fondacionit tonë nuk kanë pësuar dëmtime, pasi kemi fatin që ndodhemi në kompleksin tonë të ri të qëndrueshëm, të ndërtuar sipas standardeve të fundit.

Fillimi i muajit tetor është duke parë një rritje të shpejtë të veprimtarive gjatë gjithë kohës dhe madje në ditën e parë të këtij muaji kemi realizuar tashmë 2 aktivitete të rëndësishme: i pari në mëngjes i  organizuar nga ne, dhe tjetri në mbrëmje, kur ne mirëpritëm aktivitetin e dikujt tjetër për qëllime të rrjetëzimit.
Programi televiziv i mbrëmjes VoA (Zëri i Amerikës) raportoi aktivitetin tonë të mëngjesit (sipas videos në YouTube), i cili konsistoi në hapjen zyrtare të fazës 2 të projektit tonë Klubi i Teknologjisë së të Moshuarve. Ishte Dita Ndërkombëtare për të moshuarit dhe koha e përkryer për t’iu prezantuar të gjithë pjesëmarrësve të interesuar atë që ne planifikojmë të bëjmë për ta, me ndihmën e disa prej vullnetarëve tanë të rinj, për 8 javët e ardhshme në këtë pjesë të dytë të këtij programi. Një përgjigje e jashtëzakonshme me interes të madh u shfaq nga ana e të gjithë të pranishmëve, të cilët shijuan prezantimet dhe banketin në fund të aktivitetit.
Më shumë se 2 duzina të moshuar janë regjistruar për të marrë pjesë në këtë ndërmarrje të përbashkët që do të bashkojë njohuri të reja teknologjike me përvojën e gjatë të jetës, shpesh të anashkaluar dhe nënvlerësuar. Rezultate të vlefshme janë parashikuar nga të dy palët, siç u tregua tashmë në fazën 1 të këtij aktiviteti që u zhvillua vitin e kaluar. Në përfundim të programit aktual 2-mujor, të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shijojnë një shëtitje ditore, jashtë Tiranës, në një vend sipas zgjedhjes së tyre.
Projektet dhe planet e tjera janë në vazhdim për këtë sezon vjeshte, ndaj qëndroni në kontakt për lajme të mëtejshme !!