Fushata për festat e fundvitit 2018

Këtë vit ne zgjodhëm për të dhënë lodrat dhe librat tanë në kopshtin e fëmijëve dhe shkollën fillore “5 Deshmoret”,ne fshatin SUK 2, që është një nga vendet më të braktisura në Shqipëri, në periferi të qytetit të Fierit.
Kemi shpërndarë 92 libra të rinj për Bibliotekën e Shkollës, si dhe lodra të reja dhe pak të përdorura për 52 fëmijë nga familjet në nevojë.

Falënderime shumë të veçanta shkojnë per te gjithë DONATORET TANE!
Dhurimi juaj na ndihmoi përsëri për të mbledhur fonde për TOY DRIVE-in tone te pervitshem dhe na lejoi të sjellim buzëqeshje në fytyrat e shumë fëmijëve, të cilët pa kontributin tuaj nuk do te kishin pasur mundesine të festojnë Festat.

Ne e vlerësojmë thellësisht dhe jemi mirënjohës për bashkëpunimin tuaj në këtë përpjekje dhe përfitojmë nga kjo mundësi që të urojmë edhe vullnetarët tanë dhe të gjithe ata që e bënë këtë të mundur: GEZUAR FESTAT,
Një 2019 të shëndetshëme dhe të begatë!

By | 2019-03-05T12:44:42+01:00 Dhjetor 19th, 2018|Blogu, Trashëgimia Kulturore, Vullnetar|0 Comments

About the Author:

X