Me 14 Nentor  te vitit 2004
Fondacionet Ivanaj  i  New York-ut dhe Tiranes ne bashkepunim me Shoqaten Humanitare  “Nikolle Ivanaj” te Tuzit, Mali Zi, organizuan nje Konference te perbashket te shtunen e 14 Nentorit, 2004 ne hollin e Gjimnazit te Tuzit .

Tema e Konferences ishte:  “Vellezerit Ivanaj,personalitete te shquara te kombit dhe te kultures shqiptare”

Kater  ligjeruesit e ketij  tubimi u ndoqen me vemendje  nga nje audience e gjere.  Serioziteti i ketij takimi u duk qe ne fillim te punimeve, ku pjesemarresit erdhen ne oren e caktuar duke perballuar veshtiresite e nje moti te renduar dhe udhetimin e gjate, nga malesite e thella apo nga brigjet e Adriatikut.  Asistuan gjithashtu perfaqesues te Televizionit Local Shqiptar dhe te gazetave vendore, te cilet regjistruan dhe intervistuan ligjeruesit dhe disa nga pjesemarresit.

Dr.Luke Gjokaj, drejtor i Shoqates “Nikolle Ivanaj”, hapi Konferencen dhe pershendeti te ftuarit.  Zonja Pertefe Leka, Zevendes Presidente e Fondacionit Ivanaj ne Tirane, Shqiperi, foli rreth qellimit te Fondacionit Ivanaj si nje vazhdimesi e kontributit te vellezerve Ivanaj ne zhvillimin e arsimit, te drejtesise dhe te kultures shqiptare qe nga rinia e deri ne fund te jetes se tyre. Zj. Leka, gjithashtu theksoi perkushtimin e madh te ketyre dy personaliteteve per Shqiperine dhe per Shqiptaret duke e argumentuar me momente kyce nga jeta e tyre.

Nikolle Berisha, President i Shoqates “Nikolle Ivanaj”, beri nje permbledhje te kontributit politik e historik te vellezerve Ivanaj, niper te Nikolle Ivanajt. Ai theksoi se N. Ivanaj ishte nje aktivist i mirenjohur brenda dhe jashte Shqiperise, per te mbrojtur ceshtjen shqiptare, per liri dhe pavaresi. Ai  permendi aktivitetin e perbashket te Prof.Mirashit dhe te Nikolle Ivanajt ne themelimin e “Gazetes Republika”, emri i kesaj gazete publikohet edhe sot ne Tirane.

Drita Ivanaj, Presidente e Fondacionit Ivanaj te New York-ut dhe Tiranes foli per projektet e dy organizatave qe ajo themeloi. Nder te tjera ajo shtroi problemin e nevojes se hapjes se rrugeve te bashkepunimit me organizata te tjera qe kane nje qellim te perbashket, per t’i sherbyer brezit te ri edhe sot edhe ne te ardhmen. Zj. Drita, theksoi se bashkepunimi eshte i domosdoshem dhe kuptimplote, duke pase parasysh rritjen e teknologjise moderne dhe te komunikimit elektronik. Realizimi i arritjeve ne nje periudhe te shkurter eshte ne dobi te ndryshimeve te medha per te ardhmen e Rinise Shqiptare.

Ne perfundim te Konferences, dy femije me veshje kombetare i dhuruan dy buqeta me lule Zj. Drita Ivanaj dhe Zj. Pertefe Leka.

Mbas Konferences u ndoq me kureshtje te madhe ekspozita me 20 panele te sjellura nga Tirana, ku ishin ekspozuar dokumente dhe fotografi te vellezerve Ivanaj te zgjedhura ne Arkivin e Shtetit, Tirane.

Zj. Drita Ivanaj, pasi u intervistua nga BOIN e stacionit TV te Malit te Zi dhe nga gazeta “Koha Javore” u pershendet perzemersisht me te pranishmit, si bije e atij vendi, per nder te te cileve e organizoi kete aktivitet.

Pjesemarresit e vleresuan shume kete takim dhe shprehen deshiren per te organizuar te tjera takime ne te ardhmen e afert.

Gjithashtu, ketu mund te lexoni fjalimin e mbajtur nga znj. Pertefe Leka.