Njëzet vepra në pikturë me temë historike në ekspozitën e piktorit Anastas Kostandini (Gazeta SOT)
Njëzet vepra në pikturë dhe grafikë të realizuara nga piktorit i njohur Anastas Kostandini janë ekspozuar për publikun për herë të parë. Nga Pogradeci piktori i njohur vjen këtë herë në Tiranë me disa prej punëve të tij që spikasin në temën historike. Me inaugurimin e Fondacionit M&M Ivanaj, me fokus edukimin dhe kulturën në Shqipëri është ekspozuar dhe koleksioni i vyer i pikturës me temë historike, që mban emrin e piktorit të njohur Anastas Kostandini. Kjo ekspozitë është kuruar nga Ylli Drishti.

Ekspozita e Anastas Kostandinit Gazeta SOT 15 tetor 2017 (PDF)