Entela Bodinaku

Entela Bodinaku

Entela Bodinaku është Asistentja Ekzekutive e Drejtorit te Fondacionit. Ajo ka mbaruar studimet universitare në Fakultetin Juridik si dhe Master për Administrim Biznesi ne Universitetin e Tiranës. Me më shume se 10 vjet eksperiencë në menaxhim në SHBA, Entela së fundmi është angazhuar me  avancimin e arsimit në Shqipëri duke u bërë pjesë e skuadrës së M & M Ivanaj Foundation Institut në Tiranë.

Linkedin profile


Klevis Begaj

Klevis Begaj

Klevis Begaj mban titullin Supervizor i Logjistikes dhe Ambienteve . Ai ka mbaruar studimet si Inxhinier Elektrik pranë Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike në Universitetin e Tiranës. Ai zotëron Diplomë Master Profesional dhe gjithashtu është themeluesi i EEASTEC LC Tirana. Përpara se të bëhej pjesë e M & M Ivanaj Foundation, Klevis ka punuar si inxhinier elektrik pranë  Fabrikës së Çimentos, Fushë Krujë.

LinkedIn profile


 

Jona Siliqi

Jona SiliqiJona Siliqi është Asistentja Administrative e Fondacionit. Ajo ka studiuar në Fakultetin e Gjuhëve të huaja, për Linguistikë (Frengjisht & Anglisht) në Milano, Itali. Para se të bëhej pjesë e stafit të M & M Ivanaj Foundation ajo ka punuar disa vjet në fushën e Marketingut, dhe më pas në Financë. Jona zotëron rrjedhshëm gjuhën Italiane, Angleze dhe Franceze. Gjithashtu është e përfshirë në programe vullnetare të vendit.

LinkedIn profile

 


Ani Drishti

Ani DrishtiAni Drishti është ne pozicionin e Recepsionistes. Ajo ka mbaruar studimet universitare në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Degës Spanjisht në Universitetin e Tiranës.  Ani zotëron shkëlqyeshëm gjuhët spanjisht, anglisht dhe italisht. Përpara se të bëhej pjesë e skuadrës së M & M Ivanaj Foundation Institut Ani ka punuar në një kompani prodhimi si agjente shitjesh dhe specialiste marketing.

LinkedIn profile


Mimoza Elmazaj

Mimoza Elmazaj është përgjegjëse për mirëmbajtjen dhe pastrimin e ambienteve. Vjen nga sektori i rrobaqepësisë dhe ka me më shumë se 15 vjet eksperiencë pune.